Barazimi ndaj Erzenit ka tronditur stafin teknik të cërrikasve. - TopicsExpress



          

Barazimi ndaj Erzenit ka tronditur stafin teknik të cërrikasve. Administratori I klubit ka pasur një reagim të menjëhershëm duke shkarkuar trajnerin Mustafaraj dhe paralajmëruar zv. Trajnerin Belshi. Në një intervistë për “P.Sport” Besnik Beshku ka deklaruar: “Dyshja Mustafaraj –Belshi është treguar e paaftë për të arritur rezultatet dhe ka shfaqur dukshëm mungesën e profesionalizmit. Në këto kushte presidenca shkarkon menjëherë kreun e pankinës dhe I tërheq vëmendjen zv. Trajnerit Belshi I cili do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit deri në gjetjen e një trajneri të ri që mund të udhëheqë Turbinën drejt objektivit të saj madhor për t’u ringjitur në Kategorinë e Parë”-citoi administrator Beshku. Ndërkohë nesër pritet një analizë e detajuar e situatës ku “fajtorët” pritet të vihen para përgjegjësisë. P.SPORT
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 07:43:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015