Barcelona insiston për David Luiz Barcelona përgatit edhe - TopicsExpress



          

Barcelona insiston për David Luiz Barcelona përgatit edhe goditjen e dytë të madhe sezonale për të kompletuar repartin e mbrojtjes. Trajneri Martino kërkon me ngulm një qendërmbrojtës me peshë në skuadër dhe Davidn Luiz vazhdon të mbetet lojtari me identikitin më të saktë në merkaton e katalanasve. Sipas mediave britanike, gjatë kësaj jave shoqëria blaugrana do të bëjë një tjetër ofensivë për të transferuar në “Camp Nou” lojtarin e Chelseat. Londinezët kërkojnë 45 milionë Paund por Barcelona qëndron në nivelin 35 milionë.Gjithsesi, negociatat mund të arrijnë në një të mesme të artë, pasi zv/presidenti ekonomik i Barcelonës, Javier Faus është shprehur se paratë nuk janë një problem për të finalizuar transferimin. Nga ana tjetër, në rast dështimi të negociatave, drejtuesit spanjollë kanë një plan B që quhet Daniel Agger. Mbrojtësi danez i LIverpoolit kushton 25 milionë më pak, por nga ana tjetër ai është një bast sepse gjatë muajve të fundit nuk ka arritur të ruajë angazhimet në nivel të lartë për shkak të dëmtimeve të shumta.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 21:25:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015