Barcelona, ofertë zyrtare për David Luiz Barcelona hedh hapin e - TopicsExpress



          

Barcelona, ofertë zyrtare për David Luiz Barcelona hedh hapin e parë zyrtar për të afruar në skuadër mbrojtësin brazilian të Chelseat, David Luiz. Sipas televizionit britanik, Sky Sports, klubi katalanas ka trokitur në derën e londinezëve me një ofertë të qartë, 40 milionë Euro në llogari për të liruar lojtarin. Mbrojtësi që tregoi një nivel të lartë edhe gjatë Kupës së Konfederatave, shihet si objektivi kryesor për të vendosur ekuilibrat në repartin e tërhequr të Barcelonës dhe për këtë arsye, presidenti Sandro Rosell po e ndjek prej disa kohësh. Kontrata e David Luiz me Chelsean skadon në vitin 2017 dhe do të jetë shumë e vështirë që Barcelopna ta shkëpusë atë nga urdhrat e Jose Mourinhos, i cili ka bërë një hap pas duke theksuar se 26-vjeçari do të qëndrojë në “Stamford Bridge”. David Luiz u largua nga Benfica dy sezone më parë për t’u transferuar në Londër ku po rezulton një nga elementët kyç të mbrojtjes së bluve. Që prej vitit 2010 ai është pjesë e kombëtares së Brazilit ku ka zhvilluar edhe 28 ndeshje me këtë fanelë.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 20:38:52 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015