Basha optimist para sfidave të kombëtares Mesfushori Migjen - TopicsExpress



          

Basha optimist para sfidave të kombëtares Mesfushori Migjen Basha është optimist se Shqipëria do të mund t’i fitojë të dy sfidat e radhës, atë ndaj Sllovenisë dhe Islandës, të dyja në udhëtim. “Unë jam optimist që, përtej mungesave, me lojën që kemi zhvilluar deri më tani, parë këtu dhe miqësoren e 14 gushtit ndaj Armenisë në Tiranë, ne do ta nxjerrim me sukses këtë sfidë. Nuk do të jetë e lehtë, por jo krejtësisht e pamundur”, ka thënë Basha, citon Sporti Shqiptar. Veç ndeshjes ndaj Sllovenisë, Basha ka filluar të mendojnë edhe për atë ndaj Islandës, nga e cila skuadër Shqipëria u mposht 2-1 në Tiranë. “Transferta e Rejkjavikut, katër ditë më vonë se sa Lubjana, është rasti më i mirë për ta hequr atë shije të hidhur të asaj humbje të papritur në “Qemal Stafa”. Por që ta bëjmë një gjë të tillë dhe të kemi moral për ta kërkuar, duhet ta nxjerrim me sukses sfidën në Slloveni”, ka thënë kosovari. Ndeshja ndaj Sllovenisë zhvillohet të premten me fillim në ora 20.30, ndërsa ajo ndaj Islandës të martën. #LM10
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 14:12:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015