Bashkësia Islame e kënaqur me kandidatin e PDK-së në - TopicsExpress



          

Bashkësia Islame e kënaqur me kandidatin e PDK-së në Mitrovicë Mbulimi i shpenzimeve për ceremonitë e varrimit për të gjitha rastet e vdekjeve në Komunën e Mitrovicës, vlerësohet si një prej projekteve më unike dhe shumë të rëndësishme gjatë mandatit të parë të kryetarit të komunës, Avni Kastrati. Këto vlerësime u bënë nga krerët e Bashkësisë Islame (BI) në Mitrovicë, të cilët pritën në takim kryetarin aktual të komunës, Avni Kastrati, njëherit kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar komune në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kryetari i BI-së, Jetish Berisha, tha se realizimi i një projekti të tillë ka lehtësuar shumë familjet mitrovicase. Krerët e BI-së u shprehën shumë të kënaqur edhe me nivelin e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës, në kohën e kryetarit Kastrati. Ndërsa Kastrati, i cili në takim shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët partiakë, Rrustem Musa, Riza Haziri, Drita Kadriu dhe Mehdi Haxha, falënderoi krerët e BI-së për mbështetjen e vazhdueshme sa i përket projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës për qytetarët mitrovicas. Ai u zotua se ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë gjatë mandatit të dytë edhe në të mirë të zgjidhjes së problemeve të pronave të BI-së që janë të uzurpuara. Kastrati përmendi në takim se gjatë katër viteve të kaluara në bashkëpunim me BI-në dhe me donatorë të ndryshëm kanë realizuar disa projekte kapitale në të mirë të qytetarëve, si mbulimi i shpenzimeve për varrim, ndërtimi i Xhamisë me objektet përcjellëse për ceremonitë mortore në Varrezat e Qytetit, ndërtimi i Xhamisë në qendër të qytetit etj.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 17:38:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015