Basketbolli Ndërkombëtar Basketbolli Ndërkombëtar u formua në - TopicsExpress



          

Basketbolli Ndërkombëtar Basketbolli Ndërkombëtar u formua në 1932 nga 8 vende: Argjentina , Çekosllovakia , Greqia , Italia , Latvia , Portugalia , Rumania dhe Zvicra. Në këtë kohë kjo organizatë përbëhej vetëm prej lojtarëve amatorë nga ka marrë emrin , i cili rrjedh nga frëngjishtja , FIBA (Fédération Internationale de Basketball Amateur) [redakto]Rregulloret Objekti i lojës është të shënosh më shumë pikë se sa kundërshtari , duke e hedhur topin sa më shpesh në koshin e kundërshtarit dhe ta ndalosh kundërshtarin ta hedhi topin në koshin tënd. Një përpjekje për të realizuar një pikë quhet gjuajtje. Një gjuajtje e sukseshme vlen 2 pikë ose tre nëse realizohet nga jashtë harkut të trepikëshit që ka një distancë prej 6.25m nga koshi , në lojërat internacionale dhe 7.24m nga lojërat në NBA. Pika e realizuar pas gjuatjes së një faulli vlen 1 pikë. Rregullat e lojës.Loja ndahet në katër pjesë prej 10 minutash (FIBA) ose prej 12 minutash (NBA). Pushimi I gjysmës së lojës është 15 minuta sipas rregullores së NBA , FIBA , NCAA. Koha shtesë zgjat 5 minuta. Skuadrat ndryshojnë fushën pas pjesës së dytë. Zëvendësimet janë të pafundta , por ato mund të bëhen vetëm kur loja ka ndalur. GjIthashtu secila skuadër ka nga një trajner, që jep udhëzimet për strategjinë në fushën e lojës dhe stafin personal të vet , që përfshin doktorët , manaxherët , statisticienët , trajnerët. Uniforma standarte përbëhet prej një palë tutash të shkurtra dhe një kanatiere, e cila përmban numrin e lojtarit. Trajneri ka në dispozicion një numër të lejuar time-out dhe ndalime të kohës , të cilat nuk zgjasin më shumë se 1 minutë ( vetëm në rastet e ndeshjeve televizive , kur ka hapësira publicitare) Pergatiti; / nga arjan osmani.
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 14:06:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015