Bayern Munchen fiton edhe në javën e tretë të Bundesligës. - TopicsExpress



          

Bayern Munchen fiton edhe në javën e tretë të Bundesligës. Kampionët e Gjermanisë dhe Europës kanë mposhtur në Allianz Arena bavarezët e vegjël të Nurnberg me rezultatin 2-0. Skuadra e Pep Guardiolas ka hasur në vështirë gjatë 45 minutave të para, megjithëse duhet përmendur edhe humbja e penalltisë nga ana e Alaba në minutën e 33, dhe të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Franck Ribery në minutën e 69 dhe pas 9 minutash Arjen Robben dyfishoi rezultatin. Në takimet e tjera, Bayer Leverkusen vijon me fitore duke mposhtur 4-2 në shtëpi Munchengladbahun e Granit Xhakës. Fitore edhe për Hannover 96 përballë Schalke 04 dhe për Mainz 05, i cili mposht pastër 2-0 Wolfsburg. Pas tre javësh kampionat katër ekipe janë në krye me 9 pikë: Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Bayern Munchen dhe Mainz 05. Rezultatet e ndeshjeve të ora 15:30: Bayer.L 4 - 2 Borussia.M Bayern Munich 2 - 0 Nurnberg Hannover 96 2 - 1 Schalke 04 Hoffenheim 3 - 3 Freiburg Mainz 05 2 - 0 Wolfsburg
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 18:16:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015