Behgjet Pacolli sjell Adnan Januzajn në Shqipëri - TopicsExpress



          

Behgjet Pacolli sjell Adnan Januzajn në Shqipëri Behgjet Pacolli, po angazhohet për ta sjellë talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn në Kombëtaren e Shqipërisë. Ideja e Pacollit është: Adnani është një rast që thjesht nuk duhet humbur. Nisur nga ky fakt, ai ka hartuar planin për ta veshur ‘kuqezi’ yllin e Unitedit. Nënshtetësi shqiptare familjes Januzaj dhe tokë në jug të Shqipërisë, janë dy gjërat që sipas Pacollit duhet t’i dhurohen fillimisht Januzajve. Një gjë të tillë politikani i njohur kosovar e ka qitur edhe në letër dhe ia ka dërguar atë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Këtë e konfirmoi vetë Pacolli në emisionin televiziv ‘Zonë e Lirë’. “Ditët e fundit kam lexuar shumë nëpër gazeta ndërkombëtare për suksesin e madh të një shqiptari të ri, me të cilin duhet të krenohemi të gjithë ne. E pashë po ashtu edhe intervistën e babait të tij, i cili shprehu pakënaqësinë e trajtimit nga ana e Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Vërtetë u çudita, sepse është një rast që nuk duhet humbur. Iu drejtova menjëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të një letre rreth planit për marrjen e Adnanit në Kombëtare”, deklaroi ai, duke shpalosur tutje ‘pakon’ Januzaj. “Familjarëve të Adnanit duhet t’i ofrohet nënshtetësi shqiptare dhe si dhuratë një hapësirë toke në jug të Shqipërisë. Përmes kësaj, ai vend turistik do të bëhej edhe më i famshëm dhe do të tërhiqte shumë njerëz nga e gjithë bota”, vazhdoi Pacolli, për t’u shprehur më pas i gatshëm që të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e shtëpisë në hapësirën e tokës që do t’i dhurohet familjes së talentit kosovar. Të shkojmë me figura të shquara’ Jo Federata e Futbollit të Shqipërisë, por figura të ndritura shqiptare. Kështu mendon Pacolli që Adnani do t’i thoshte ‘po’ Shqipërisë. “Mendoj që duhet të formojmë një grup të njerëzve, të përbërë nga figura të njohura nga Kosova e Shqipëria. Kjo çështje është madhore dhe normalisht që nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm Federatës së futbollit”, theksoi Pacolli. Ai ka një parandjenjë që përgjigjja e Adnanit do të jetë pozitive. “E kam përcjellë Adnanin dhe çdo gjë rreth tij. Jam i bindur që zemra e tij flet shqip dhe do t’ia dalim. Ai është krenaria jonë dhe do të jetë një ndër figurat më të spikatura të kombit shqiptar, jo vetëm në futboll”, potencoi presidenti i AKR-së. Në fund, ai u shpreh optimist që së shpejti do të ketë një takim me Edi Ramën. Takimi me Ramën, gjatë javës së ardhshme Pacolli është optimist që do të takohet së shpejti me Edi Ramën për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. “Pres që të marrë një përgjigje nga Edi në ditët në vijim. Besoj që do të takohemi menjëherë gjatë kësaj jave”, u shpreh ai
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 15:28:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015