Berisha: 6 vendimet e qeverisë “Rama” shkelin Kushtetutën. - TopicsExpress



          

Berisha: 6 vendimet e qeverisë “Rama” shkelin Kushtetutën. Braçe: Je bërë për të ardhur keq s.b! Sali Berisha vijon që të komentojë dhe ironizojë në “Facebook” veprimtarinë e qeverisë së re. Sipas tij, vendimet e kryeministrit Rama për heqjen e fotos së Bujar Nishanit dhe ndalimit të importit të plehrave, janë në shkelje me ligjin. Sipas tij në dy mbledhjet e saj qeveria ka marrë 6 vendime duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin 9000, mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. “1. Me vendimin për heqjen e fotos së Presidentit, u dhunua neni 106, pika 1. 2. Me vendimin për bllokimin e importit të plehrave, u shkel neni 118 i Kushtetutës, pika 1, që stipulon se Aktet nënligjore, nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve”, çka do të thotë se qeveria nxjerr vendime vetëm bazuar në ligje dhe në zbatim të ligjit dhe se ajo kurrë nuk mund të bllokojë një ligj me vendimin saj, siç bëri Rama. 3. Vendimi për caktimin e fondeve për Ministrinë e Energjetikës dhunon Kushtetutën, nenin 160, pika 1 dhe ligjin e buxhetit, që përcaktojnë se është Parlamenti me ligje dhe jo qeveria ajo, që mund të ndryshojë buxhetin gjatë vitit financiar. Tre vendimet e mbledhjes së mbajtur vetëm 10 minuta pas betimit, janë në shkelje flagrante të ligjit 9000, të neneve 15; 22; 23; 24, përkatësisht për rendin e ditës, për hartimin, për përmbajtjen, për paraqitjen e akteve të mbledhjes së qeverisë. Kështu, që të tre vendimet sipas nenit 116 pika (c) e Kodit të Procedurës Administrative, janë absolutisht të pavlefshëm. Kësaj i thonë qeveri paranoje apo tollovi?”, shkruan Berisha në “Facebook”. Braçe: Je bërë për të ardhur keq Pas postimit të Berishës në Facebook, është kundërpërgjigju deputeti socialist i qarkut Fier, Erjon Braçe. Jo pa ironi, Braçe ka sqaruar se Berisha nuk ka arritur ta citojë saktë Kushtetutën. “Po lexoj se “Deputeti i rradhes 2 karrigia 5″, paska shkruar: ”Me heqjen e fotos së presidentit nga zyrat e shtetit, qeveria shkeli nenin 106 pika 1 të Kushtetutës “!! E hapa Kushtetutën dhe më rezulton: e para, nuk ka nen 106 pika 1; KA VETëM NEN 106; e dyta, përmbajtja e nenit 106 është kjo: “Neni 106 Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”. Je bërë për të ardhur keq s.b!”, shkruan Braçe.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 20:25:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015