Berisha: Fatkeqësia jonë, PS ngriu integrimin kur ishte në - TopicsExpress



          

Berisha: Fatkeqësia jonë, PS ngriu integrimin kur ishte në pushtet, e bllokoi në opozitëKryeministri në ikje Sali Berisha ka mbledhur sot për herë të fundit kabinetin e tij qeveritar. Ai falenderoi qytetarët shqiptarë për besimin 8-vjecar që i dhanë. Që në nisje, Berisha u shpreh se, “Kjo është mbledhja e fundit pas 2 mazhorancash, kjo është mbledhja e 425 në 8 vite, në të cilat janë miratuar mbi 7255 mijë vendime e ligje”, tha ai. Duke iu drejtuar qytetarëve, Berisha tha se dy ishin qëllimet e tij si kryeministër në 8 vite, integrimi euroatlantik dhe Shqipëria vend i zhvilluar. Para 8 vitesh sipas tij, integrimi ishte një çështje e ngrirë për Shqipërinë. Ai akuzoi qeverisjen e para tetë viteve se vendosnin interesat personale para atye kombëtare, se ushqenin konsolidimin e sistemit të korrupsionit dhe se nuk luftonin krimin e organizuar. “Të dashur qytetarë shpreh mirënjohje për besimin që na dhatë në 8 vite. Që ditën e parë dhe gjer më sot dy kanë qenë objektivat, qëllimet e të gjitha qëllimeve. Me bindjen më të thellë se ato ishin interesat më jetike të cdo fëmije, burri, gruaje apo të moshuari. Ato ishin dhe mbeten, integrimi në BE dhe Shqipëria vend i zhvilluar. 8 vite më parë procesi i integrimit ishte i ngrirë, jo për shkak të partnerëve ndërkombëtarë por për shkak të papërgjegjësisë të atyre që qeverisnin, të cilët vendosnin interesat meskine të pushtetit të tyre mbi interesat jetike të qytetarëve dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte hapur negociatat për marrëveshjen e stabilizim-asocimit, po firmosja e kësaj marrëveshje largohej se Shqipëria bënte zgjedhje të dhunuara, konsolidonte sistemin e korrupsionit nuk luftonte krimin e organizuar, pushteti bashkëjetonte me bandat më të rrezikshme të Europës. Këto ishin faktorët dhe rrethanat që kishin ngrirë procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, tha Berisha. Berisha renditi më pas arritjet e qeverisë së tij që nga anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe deri tek dorëzimi i kërkesës për marrjen e statusit kandidat në BE, që sipas tij, ‘Shqipëria do ta marrë në dhjetor’, pas bllokimit që i bëri opozita. “Shqiptarët, jo se janë pa të meta e defekte, por komb më të mirë mbi tokë nuk ka. Kjo është e vërteta e tyre. Por na rastisi fatkeqësia në derë. Kemi një forcë politike që kur ishte në pushtet e ngriu procesin e integrimit, ndërsa kur erdhi në opozitë e bllokoi atë me cdo mënyrë”, tha Berisha. Kryeministri në ikje deklaroi më tej se edhe tani që është në opozitë ai do vazhdojë të jetë promotor i madh i integrimit. “Personi që votuat për tu ulur në vendin tim, shpresoj të mos përdorë interesat e tij meskine për të bllokuar në traditën më të keqe një proces që është jetik për ju, për fëmijët tuaj, për kombin. Ne qëndrojmë fuqishëm më mbështetje të integrimit, do jemi promotorë të pamposhtur të këtij procesi”, shtoi ai.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 10:26:22 +0000

Trending Topics



text" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Portable seventy-one shares pill case
Welcome to the new financial year. The shipment has arrived and is
Damian Sznura oraz Michał Mikulicz z klasy IIT1 dzisiaj dokonali
Black Friday Deals on Seymour LF-30PCG 48-Inch Wood Handle 30 Tine

Recently Viewed Topics




© 2015