Berisha: PD forcë politike e taksave të ulëta, brenda vitit - TopicsExpress



          

Berisha: PD forcë politike e taksave të ulëta, brenda vitit finalizohet procesi i tapive SARANDË- "Partia Demokratike eshte force politike e taksave tge ulëta", kështu iu drejtua sot kryeministri i vendit Sali Berisha fermerëve në Metoq të Sarandës. Shefi i qeverisë gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Metoq, në rrethin e Sarandës vlerësoi se taksa e të dhjetës është me e ndershmja, pasi qytetari merr 10 dhe paguan 1 duke e etiketuar atë si ‘taksën e shenjtë’. “Ne bëjmë gjithcka që ju me djersën tuaj të fitoni më shumë. Ne jemi force politike e taksave të ulëta, Taksa e te dhjetave është taksa më e ndershme. Është taksë e shenjtë”, vlerësoi Berisha teksa shtoi se do të paguajë me para në dorë cdo kërkesë të fermerëve. Kryeministri duke iu përgjigjur interesit të banorëve të Sarandës, premtoi se brenda vitit do finalizohet procesi i shpërndarjes së hipotekave dhe regjistrit dixhital të tokës. “Tapitë do të finalizohen brenda këtij viti dhe ne do e bëjmë këtë patjetër kemi marr të gjitha masat , ka filluar procesi dhe kryetarët e komunave kanë marrë vetëdije për këto akte dhe i kanë vlerësuar”, premtoi Berisha. Duke iu përgjigjur interesit të banorëve, Berisha tha se do të shohë mundësinë që Ministria e Bujqësisë te jetë përfaqësues i zonës së Sarandës. “Jam dakord me ty, se Saranda dhe Delvina ka potencial turistik dhe bujqësor dhe do bëjmë gjithçka për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe blektoral. Drejtoria do të transferohet këtu. Bordi i kullimit do krijohet këtu sa i takon përfaqësues së Ministrisë së Bujqësisë nga anët tuaj do e shoh dhe do bisedoj këtë mundësi” tha Berisha teksa shtoi se politika e Ramës bie në kundërshtim të plotë me interesat e fermerëve shqiptarë. Numri i 1 i qeverisë teksa dëgjoi shqetësimin e një banori të zonës bashkëshortja e tij vuante nga sëmundja e Parkinsonit premtoi se në shërbim të kësaj kategorie do të vihet në dispozicion cdo ilaç. (e.m/BalkanWeb)
Posted on: Sun, 09 Jun 2013 16:13:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015