Berisha me Bashën janë dy kriminelë (Pjesa e dytë) Ti ore - TopicsExpress



          

Berisha me Bashën janë dy kriminelë (Pjesa e dytë) Ti ore kokosh, që solle mandatën, nuk ke gojë të mbrosh, sot administratën. Do administrata, avoktat vërtetë, po jo ty me Salën, që vratë katër vetë. Jo ti o Lulash, me babën Sali, këtë unë e quaj, një moral të zi. Nga punët ca njerëz, dhe mund të largohen, po këto me vrasjet, kurrë s’krahasohen! Kam thënë dhe më parë, diku për Lulushin, që don t’i fërkojnë, edhe bibilushin! Ndaj dhe po më duket, karabush vërtetë, se askush për krimet, s’ka imunitet. Edhe po të jesh, Njësh’ i opozitës, S’ka-se vrau njerëz, m’u në mes të ditës. Me mostrat si ju, groshi na ka pjellë, nga “qëndresa” blu, na vjen për të vjellë. E shihni si rreket, kopja e Saliut, që tani mos preket, e drejtë e njeriut! Si kali balash, ditë për ditë na del, po ti o Lulash, je një kriminel! Kështu je Luladhe, për hir të vërtetës, se është me e madhe, e drejta e jetës. Je jashtë loje krejté, kot që bën si gorre, sepse kjo e drejtë, është themelore. E dimë se ç’ka ngjarë, kur revolta plasi, kush njerëz ka vrarë, s’ka të drejtë të flasi. Ç’vendos sot gjykata, nuk ka vlerë aspak, se ju o mandata, kini derdhur gjak. E drejta do kthejë, pa u tharë loti, dhe haka do vejë, shumë shpejt tek i zoti. Krimi edhe ju, në qeli do ngryset, dhe sikur këtu, bota të përmbyset! Prej krimit dhe mundit, lodhet njerëzia, po në fund té fundit, fiton drejtësia. Sot akoma jini, në një histeri, po vendin e kini, vetëm në qeli. Kur çdo krim vërtetë, të kaloi në zigj, SHTETI DO JETË SHTET, LIGJI DO JETË LIGJ! nga Arben Duka
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 20:19:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015