Berisha po përpiqet të marrë një rol në këtë situatë? Si e - TopicsExpress



          

Berisha po përpiqet të marrë një rol në këtë situatë? Si e gjykoni ju këtë rol të tij duke qenë se ai para pak kohe la detyrën si kryeministër? Berisha bie shpejt në histeri. Po pa popull përpara nuk duron. Është si puna e demit me toreadorin, i cili ndizet dhe sulet sapo sheh bezen e kuqe. Saliu nuk ka reflekse që ta përmbajnë kur shikon turmën, aq më shumë tani që është realisht i braktisur edhe nga njerëzit e tij, jo vetëm nga shqiptarët në tërësi si popull. Ai tani gjykon së “më erdhi shansi që të ringjallem, të hipi në podium dhe të bëjë ndonjë çudi”. Kur ai vetë s’ka bërë asnjë herë ndonjë çudi përveç marrëzive. Ndaj dhe kjo është një marrëzi tjetër. Por cili është roli i Berishës? Pse e merr këtë rol ai kur atje ka një kryetar PD-ja i cili ka dhe konfidencën e vet, në takimet e tij me autoritetet e huaja? Ç’punë ka në këtë mes Saliu kur realisht ai, Lëndët Helmuese Luftarake që i dispononte vetë, u sul t’ia hidhte popullit të vet. E kam fjalën për Lëndët Helmuese që u dërguan në Vlorë por që fatmirësisht nuk u përdorën nga policia. Po ky njeri çfarë nuk bëri që të sillte helme të pakontrolluara në Shqipëri. Pra nga na doli ky ish-kryeministër që armët kimike të vetat ka dashur t’i përdori kundër popullit të tij dhe helmet e botës me ligj deshi t’i sillte në Shqipëri. Ndërsa tani na del si kundërshtari më i madh i këtyre armëve kimike. Jo nuk është aspak e kjo, por është refleksi që përmenda pak më parë: shyqyr që ka një turmë kundër qeverisë. Dhe Saliu kujton se atë turmë do ta kanalizojë në interes të politikës apo të personit të vetë. Gjë që është për mua krejtësisht idiote. Por ajo turmë që ka dhe deputetë socialistë që kanë punuar kundër Lëndëve kimike, sikundër dhe unë, nuk do të thosha kurë që “flet mirë Saliu dhe këto janë në favor të Saliut. Kjo është kujdesi i popullit ndaj një formacioni që është dhënë së jashtmi dhe ky refleks i mbijetesës është normal që të shqetësohen dhe vetëm kaq. Dhe po t’i thuash popullit nesër qartë dhe prerë procesin dhe procedurën, unë jam i bindur se ata kthehen në shtëpi dhe Saliu mbetet vetëm me Bashën aty te podiumi. Pjese nga gazeta shekulli.Lexo artikullin:Saliu te heshte per lendet helmuse......
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 11:52:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015