Besimtartët besojnë dhe konsiderojnë se ata janë robër të - TopicsExpress



          

Besimtartët besojnë dhe konsiderojnë se ata janë robër të All-llahut që janë krijuar dhe ata nuk meritojnë të jenë objekt adhurimi. E sa i përket mushrikëve për të cilët janë shpallur Ajete të shumta, ata kanë besuar se hyjnitë e tyre meritojnë që t’u bëhet ibadet dhe ata i kanë madhëruar me madhëri hyjnishë ndonëse kanë besuar se Pejgamberët dhe Evlijatë nuk krijojnë asgjë. Kurse besimtarët nuk besojnë se Pejgamberët dhe evlijatë meritojnë që atyre t’u bëhet ibadet, të përfaqësojnë mendimin se janë hyjni duke i adhuruar si adhurohet Zoti. Përkundrazi, besimtarët besojnë se ata janë robër dhe të dashur të zgjedhur të All-llahut, të cilët i ka zgjedhur All-llahu dhe me bereqetin ndaj tyre e dëfton mëshirën ndaj robërve të Vet. Ata me bereqetin e vet synojnë mëshirën e All-llahut. Për këtë që e thamë ekzistojnë shumë dëshmi nga Kur’ani dhe nga Sunneti. I’tikadi (bindja) i muslimanit është se Krijuesi. I cili jep dobi dhe dëm dhe i cili i Vetmi meriton adhurim, është All-llahu i vetëm. Muslimanët nuk besojnë se askush pos Tij ka fuqi të ndikimit në çkado qoftë. Dhe besojnë se Pejgamberët dhe evlijatë nuk krijojnë asgjë as që kanë fuqi që të sjellin dëm dhe përvetësojnë dobi. Çështja është në atë që All-llahu të mëshirohet ndaj robërve të vet me bereqetin e tyre. Ajo që mushrikët i solli në shirk është bindja (i’tikadi) se hyjnitë e tyre meritojnë që t’u bëhet ibadet e jo vetëm të folurit e tyre “Ne i adhurojmë vetëm që të na afrojnë kah All-llahu”. Sepse ata, kur iu sollë dëshmia se hyjnitë e tyre nuk meritojnë të jenë objekt adhurimi, kanë thënë duke arsyetuar sjelljen e tyre: “Ne i adhurojmë vetëm që të na afrojnë kah All-llahu.” E si mund t’i lejohet Ibn Abdu’l-vehhabit dhe atyre që e ndjekin që t’i barazojnë besimtarët (mu’minët) monoteistë me ata që janë jobesimtarë (mushrikë) dhe që besojnë në hyjnishmërinë e idhujve të tyre? Të gjitha ajete paraprake dhe të tjerët të këtij lloji veçant kanë të bëjnë me kafirët dhe mushrikët e në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me besimtarët muslimanë. Imam Buhariu ka shënuar transmetimin e Pejgamberit nga as’habi Abdullah ibn Omeri mbi përshrkimin e harixhinjve: “Se ata ajetet që janë shpallur për kafirët i kanë përcjellë mbi mu’minët.” Abdullah ibn Omeri, po ashtu, transmeton traditën se Resull-llahu sallal-Lâhu aleyhi va salam ka thënë: “Më së shumti që i frikësohem ummetit tim është njeriu që do ta komentonte Kur’anin në mënyrën e vet si nuk është (në komentimin burimor). ” Ky përshkrim i Pejgamberit do të mund t’i përshkruhej para së gjithash këtij grupi. E që çkado nga ajo që e veprojnë besimtarët, në çështjen e tevessulit, konsiderohet shirk, nuk do të ndodhte që këtë ta bënte Muhammedi a. s., as’habët e tij dhe shumica dërmuese e pjesëtarëve të tij. Në transmetimet sahih ceket se Muhammedi aleyhi selam ka lexuar në dua: “All-llahumme inni es’eluke bihakki’s-sa’iline alejke” (O All-llahu im, nga Ti kërkoj të drejtën e atyre që Të drejtohen.” Shprehja e këtillë e Pejgamberit a. s. konsiderohet tevessul pa kurrfarë dyshimi. Muhammedi a. s. i ka mësuar as’habët ta bëjnë këtë dua dhe iu ka urdhëruar që kështu ta lexojnë duanë. Kjo gjerësisht është shpjeguar në librat dhe disertacionet që janë shkruar si përgjigjje në doktrinën e Muhammed ibn Abdu’l-vehhabit. Ekziston transmetimi sahih se Muhammedi a. s. kur ka vdekur Fatime bint Esed, nëna e Ali ibn Ebi Talibit, se ai me dorën e tij të ndershme e ka lëshuar në varr dhe e lexoi duanë: “All-llahumme ‘gfir li ummi Fatima bint Esed ve vessi’i alejha medhaleha bihakki nebijjike ve’l-enbijai el-ledhine min kabli inneke erhamu’rr-rrahimine.” (All-llahu im, falja nënës sime Fatime bint Esed dhe bënja varrin të gjerë me të drejtën e Pejgamberit Tënd dhe të pejgamberëve para meje. Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit). Ekziston po ashtu transmetimi sahih se Muhammedit iu drejtua i verbëti me lutje që t’i kthehet të pamurit me dua të pejgamberit. Muhammedi a. s. i urdhëroi që të pastrohet, t’i fal dy rekate dhe atëherë lexoi: “All-llahumme inni es’eluke ve etevexhxhehu ilejke binebijjike Muhammedin nebijji rahmeti. Ja Muhammed inni etevexhxhehu bike ila rabbi fi haxheti litukda.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 14:26:34 +0000

Trending Topics



="stbody" style="min-height:30px;">
Have you ever wondered what is the average compensation for the
{ Team Ambition Presents Dream Chasers 2014 LIVE ANNUAL Conference
Easy Cheesy Quiche This delicious pastry-free quiche can be
09/06/2013 MEISE - WOLVERTEM GP Familie Vandoorslaer 1 COOMANS

Recently Viewed Topics




© 2015