Besnik Tahiri: Gollaku është Prevalla e Prishtinës dhe - TopicsExpress



          

Besnik Tahiri: Gollaku është Prevalla e Prishtinës dhe referenca kryesore për investime Sot, kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Besnik Tahiri, në fshatin Keqekollë në mesin e qindra qytetarëve të kësaj treve prezantojë programit për zhvillimin ekonomik dhe rural (turizmin malorë) për fshatrat e rripit të Gollakut. Besnik Tahiri, në fjalën e tij theksoi se fshatrat e rripit të Gollakut janë potenciali më i madh për zhvillim, duke i dhënë kështu një kryeqendre siç mund të jetë Prishtina ambientin tejet të favorshëm për zhvillimin e turizmit malorë dhe zhvillimin rural dhe si e tillë do të jetë pika kryesore dhe referente për investime. Në vazhdim ai u tha banorëve të kësaj ane se për ata që tani po qeverisin me Prishtinën, fshatrat e Gollakut u bien ndërmend vetëm në kohë fushatash zgjedhore, për 8 vite përveç asfaltit nuk është investuar asgjë në këtë pjesë, e unë nga këtu ju ftoj të mos u besoni atyre që subjektin politik dhe interesat e tyre i kanë para interesave të kësaj pjese. Për 13 vite rresht i harruan këta banorë duke mos investuar me asnjë projekt konkret që kishte me ringjallë ekonominë dhe që do të krijonte vende të punës që të kthente shpresën për këtë pjesë dhe këta banorë të Gollakut se dhe këtu mund të jetohet, këtu qëndron dallimi im se unë para jush vi me projektin më të fuqishëm “Kontratën për Ndryshim” që i sjell shpresën Gollakut. Besnik Tahiri theksoi se Gollaku do të pasqyroj Prishtinën e shumëllojshmërisë, duke i dhënë frymë të re kryeqendrës. Kjo do të arrihet duke stimuluar operatoret vendas dhe të huaj për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë, duke u ofruar lehtësira në detyrimet komunale për ti dhënë drejtim ndërtimit të qendrave turistike, duke i dhënë prioritet krijimit te fshatrave turistike për tërheqjen e turizmit masiv, duke u dhënë koncesione afatgjate grupeve financiare vendase dhe te huaja si dhe ndërtimi i infrastrukturës për zhvillimin e turizmit rural dhe turizmit shëndetësor. Tahiri premtoi se angazhimi i tij kryesor ka të bëjë me përgatitja e programeve të veçanta për të mbështetur e nxitur zhvillimin e aktiviteteve efecientë për rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit ekonomik të fermave në këtë zonë. Garantoj se administrata komunale përherë do të jetë mbështetja organizative e tekniko-financiare për shfrytëzimin e resurseve natyrore të këtyre zonave si dhe inkurajimi i zhvillimit të sektorit të perimeve, me qëllim plotësimin e nevojave për konsum të freskët, të agro-industrisë. Fshatrat e rripit të Gollakut do të kenë mbështeten e plotë me investime për ndërtim të serave, me synim agresiv rritjen e prodhimit gjithëvjetor të perimeve, është i domosdoshëm e qendrave të grumbullimit, të përpunimit, të ruajtjes dhe të tregtimit me shumice të produkteve bujqësore i rëndësishme për nxitjen e shtimit të prodhimeve, po ashtu inkurajimi, mbështetja dhe krijimi i blloqeve intensive me drurë frutor janë pjesë e politikave tona për të nxitur përmirësimin e gjendjes ekzistuese. Përmirësimi rrënjësor i furnizimit me ujë të pijshëm, përmirësimi i situatës mjedisore dhe shfrytëzimi i burimeve ujore përbëjnë një prioritet të patjetërsueshëm të qeverisjes sonë e cila ka hapur një proces të pakthyeshëm modernizimi e decentralizimit sistemit të administrimit.
Posted on: Sat, 19 Oct 2013 15:18:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015