Besnik Tahiri: Rikonfirmoj dhe një herë mbështetjen për - TopicsExpress



          

Besnik Tahiri: Rikonfirmoj dhe një herë mbështetjen për zejtarët NT. Do të trajtojmë këtë sektor si mundësi për zhvillim të ekonomive familjare, e mbi të si vlerë e identitetit kulturorë. Sot, kryetari për kryetar të Prishtinës Besnik Tahiri vizitoi shoqatën e zejtarëve të Prishtinës në takim të përbashkët me kryetarin, Enver Pakashtica dhe përfaqësuesit tjerë të shoqatës ai rikonfirmoj dhe një herë mbështetjen e tij për bizneset e zejtarisë. Me këtë rast zejtarët duke pasqyruar gjendjen theksuan se: mungesa përkujdesjes ndaj këtyre bizneseve ka bëre që shumë familje që tradicionalisht janë marrë me këto aktivitete specifike në baza të traditës të shuhen. Ndërkaq si të tilla do duhej të trajtoheshin jo vetëm si mundësi reale për zhvillim ekonomik por mbi të gjitha si identitet kulturor. Tahiri, siguroj të gjithë zejtarët se do të kenë përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm duke kthyer këtë sektor në potencial për zhvillim të ekonomive familjare. Ne do të ndërmarrim hapa konkret në subvencionimin dhe stimulimin e tyre. Fillimisht do të ndërtojmë hapësira të veçanta me aktitekturë bazuar në specifikat të bizneseve zejtare. Po ashtu do të krijojmë grant stimulues dhe mbështetje të vazhdueshme për aktivitetet artizane dhe të traditës familjare në këtë fushë, duke promovuar këtë sektor si mundësi e turizmit kulturor. Gjithashtu do të përkrahim marrëveshjet për bashkëpunim mes ndërmarrësve individualë dhe institucioneve arsimore, siç janë shkollat profesionale apo qendrat teknike dhe bizneseve që promovojnë këto aktivitete. Përmes kësaj përkrahje ne mundësojmë gjenerimin e të hyrave familjare dhe turizmit kulturor, rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së ekonomive familjare, fuqizimin e kapaciteteve për të realizuar produkte dhe mbi të gjitha do të ndikojmë drejtpërsëdrejti në rritje e mirëqenies dhe punësimit.
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 14:08:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015