Besnikëria e vendësve, nuk ikin nga Luftëtari Luftetari - TopicsExpress



          

Besnikëria e vendësve, nuk ikin nga Luftëtari Luftetari ndeshja“Luftëtari nuk do të jetë thjesht një ekip mesatar në Kategorinë e Parë, por falë performancës së tij dinjitoze do të dëshmojë më së miri se nuk e ka merituar rreshtimin mes inferiorëve”. Kështu thotë për “Panorama Sport” qendërmbrojtësi Besmir Sinani, i cili si i gjithë komuniteti sportiv në Gjirokastër, beson te rimëkëmbja e bluzinjve. “Luftëtari do të jetë një ekip dinjitoz sikurse e ka në traditë. Futbollistët do të japin më të mirën e tyre në fushë për ta pozicionuar ekipin gjirokastrit mes më të mirëve të futbollit shqiptar”, thotë Sinani. Në përmbushjen e misionit të Arjan Bellait, së bashku me të tijtë, pritet edhe afrimi pranë ekipit i disa prej subjekteve prodhuese, pjesë e biznesit vendës. ADM Chriss
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 15:30:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015