Beyonce është tronditur të shtunën gjatë koncertit të saj - TopicsExpress



          

Beyonce është tronditur të shtunën gjatë koncertit të saj në Brazil kur ajo ishte tërhequr në audiencë nga një fans i “çmendur i saj”. Ngjarja ndodhi derisa ajo ishte duke kënduar këngën “Irreplaceable” pjesë e turneut të saj botëror “The Mrs. Carter Show” që po mbahej në “Estadio do Morumbi” të Sao Paolos. Ajo u përkul për të kënduar me fansat e saj kur një burrë i zhveshur e kapi atë duke e tërhequr në turmë, duke i futur në aksion pjesëtarin e sigurimit, i cili menjëherë kapi për dore këngëtaren dhe e tërhoqi atë drejt skenës. Beyonce vazhdoi këndimin derisa dy trup mëdhenj filluan të kërkojnë burrin e zhveshur për ta larguar atë nga koncerti. Por Beyonce vërejti ata dhe u tha që fansi të qëndronte. Ajo tha, “Në rregull është, në rregull është”, para se ta përshëndeste me dorë fansin të cilin e pyeti për emrin e tij dhe vazhdoi koncertin e saj.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 15:19:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015