(Binjakët) Periudha - 21/5 - 21/6 Më në fund do të shijosh - TopicsExpress



          

(Binjakët) Periudha - 21/5 - 21/6 Më në fund do të shijosh gjithçka që ke ndërtuar në të shkuarën dhe të zbulosh se për ta bërë jetën më të thjeshtë mjafton ta vëzhgosh nga prespektiva e duhur. Vështrimi yt do të bëhet më pak i largët, më optimist dhe nuk do arrish të fshehësh humorin e mirë. Jupiteri do të jetë në shenjë për pjesën më të madhe të vitit, duke të të dhuruar një ndjenjë plotësie në të gjitha drejtimet, mirëqënie fizike dhe stabilitet afektiv përfshirë. Planeti nuk do të veprojë vetëm në planin material dhe fjala magjike do të jetë “realizim”. Do të të rezultojë e lehtë të përktheshë në realitet idetë që popullojnë mendjen tënde dhe do të ndjehesh i kënaqur nga rezultatet. Do të hapesh ndaj një mënyre të re për të jetuar emocionet, duke u transportuar nga një dëshirë intensive për të zbuluar, që mund të transformojë një udhëtim ose një lidhje shpirtërore në një rast për të rizbuluar në rradhë të parë veten. (Të lindurit nga 21-31 maj) Aksioni energjik i Uranit do të të kthejë në një person të palodhshëm dhe propozitiv, duke e bërë gjithmonë e më efikase, cilido qoftë aktiviteti yt, aftësinë organizative dhe të marrëdhënieve publike. Do të jesh gati për të kapur fluturimthi rastet e shumta që do të të serviren. Falë mundësive të shumta avantazhuese dhe një nuhatjeje të padështueshme për biznes, do të realizosh projekte që i ke për zemër. Je i përqendruar tek e tashmja dhe reaktiv ndaj çdo stimuli. Koka dhe zemra do të punojnë në harmoni nëse do të jesh i gatshëm të “dhurohesh”, në të gjitha kuptimet. (Të lindurit nga 1-10 qershor) Nuk ke më atë ndjenjën sikur ecën bosh, i thithur nga një turbinë impenjimesh e i përfshirë miq e të afërm që kërkojnë këshillat e tua ndriçuese. Përkundrazi, do të arrish të menaxhosh gjithçka me mjeshtëri dhe një sens praktik që nuk e dije se e kishe. Qielli do të jetë gjithnjë e më blu dhe lajme të shkëlqyera do të shfaqen në horizont, sidomos në pranverë, kur Jupiteri do të realizojë një ëndërr që përkëdhelje prej kohësh. Pra, do të jesh beniamini i yjeve që mbushin vështrimin tënd me dritë të re, duke të të dhuruar një ndjenjë qetësie dhe kënaqësie në çdo fushë të jetës. (Të lindurit nga 11-21 qershor) Qielli ka programuar për ty një fazë rozë në të cilën çdo dëshirë do të transformohet në realitet. Planetet po vajosin ingranazhet e një makine që do të funksionojë pa pengesa. Sigurisht merita do të jetë e jotja dhe veçanërisht frytdhënëse do të rezultojnë disa bashkëpunime të besueshme. Nëse mendon se një qetësi e artë është e mërzitshme, mos u tremb: entuziazmi yt di si të krijojë një dinamizëm stimulues edhe në raste qetësie absolute. Zemra do të ngrohet nga i nxehti i verës dhe do të kërkojë freskim tek emocionet, dridhma që duken trasgresive vetëm sepse rizgjojnë anën tënde të ndjeshme dhe mirëpritëse. Nëse ke Ashendenten në... (DASHI)-Vit i puthur nga fati që ndez protagonizmin tënd të lindur, dëshirën për t’u dëfruar së bashku me miqtë, tendencën për të lëvizur dhe udhëtuar. Ndonjë re kalimtare është pjesë e “paketës”! (DEMI)- Natyra jote konkrete është shumë e stimuluar, të presin raste të mira për të investuar dhe, më tutje, të nxjerrësh fitime. Zemra ndjen nevojën e një fshikullime entuziazmi. (BINJAKET)- Një prekje entuziazmi të karakterizon dhe këtë vit lëviz në territorin tënd të preferuar: skenën. Fati ndihmon dëshirat dhe fitoret e tua, por qëndro me këmbët përtokë. (GAFORRJA)- Kalon periudha luhatjeje. Tani dallon për simpatinë tënde, menjëherë më pas e braktis veten në pauza heshtjeje vetmitare. Në fund të vitit optimizmi përforcohet, gjallëria rritet. (LUANI)- Një periudhë ristrukturimi në familje okupon mendimet e tua. Nevojiten reflektim dhe mbështetje e jashtme. Për këtë do të gjesh ndihmë e këshilla në rrathët e miqve më të besuar. (VIRGJERESHA)- Drejto antenat për stimujt e ri që po vijnë, si në aspektin privat ashtu edhe në punë. Nëse je i interesuar, kapi fluturimthi rastet e mia. Rotacione pozitive në miqësi dhe dashuri të reja po vijnë. (PESHORJA)- Siguria ekonomike është mendimi dominant, këtë vit. Por në punë, me kolegët dhe bashkëpunëtorët, nevojitet gjithë diplomacia jote. Udhëtimi do të jetë një evazion i shkëlqyer. (AKREPI)- Ke nevojë të bësh pastrime rreth teje. Në gjysmën e dytë të vitit, falë aftësisë për të kthyer faqe, mund t’ia dalësh. Në punë një mundësi e papritur aktivizon ambicien tënde. (SHIGJETARI)- Perspektiva të shkëlqyera hapen në horizontin tënd profesional duke të lehtësuar nga disa probleme ekonomike. Personi që jeton pranë teje rizbulon veten, duke të të dhuruar emocione të reja. (BRICJAPI) -Shkëlqen nga një bukuri qiellore: e kush të ndalon ty, kush mund të të rezistojë? Pamja jote e rezervuar rrezikon të zhduket! Bëj kujdes, pasi po vijnë kontakte të reja e të nevojshme. (UJORI) -Karriera zë pjesën më të madhe të mendimeve të tua, jepi peshën e duhur. Dëgjo zërin e brendshëm që të propozon interesa të ndryshme dhe pauza të këndshme qetësimi. (PESHQIT) -Po bëhesh romantik? E sigurt është se ndjehesh veçanërisht i ndjeshëm dhe perceptues. Një intuitë e ndezur, gati parashikuese, do të të drejtojë në të gjitha sektorët e ekzistencës, nga puna te dashuria te miqësitë. (Binjakët dhe... dashuria) -Dashuri në vazhdim Flakëruese, lidhja e Jupiterit, që premton entuziazëm në rritje ndaj personit të dashur, më shumë disponibilitet për të dëgjuar, kënaqësi për të jetuar bashkë. Pa llogaritur se Urani do të përpiqet t’i japë një prerje të re marrëdhënies dhe për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve eventuale në shtëpi dhe punë. Mund të ketë edhe një zgjerim të familjes ose ndoshta me partnerin do të nisësh një bashkëpunim të frytshëm profesional, ose thjeshtë do të apasionoheni dhe do të kultivoni së bashku një interes të përbashkët. Gjithsesi, do të të duhet të testosh çdo ditë pulsin e marrëdhënies, mos nënvlerëso asgjë, të shtosh ëmbëlsinë dhe romantizmin, të kërkosh përsa është e mundur që të parashikosh dhe të kënaqësh dëshirat ndoshta të pashprehura të tjetrit. Dashuri të reja Do të jesh kaq shoqëror e i dashur saqë nuk do të jetë problem të krijosh kontakte dhe njohuri të reja. Jupiteri në shenjën tënde deri në verë, i shkrirë me Uranin te Dashi, autorizon parashikimin e një dashurie fatlume, një nga ato që ndodhin rrallëherë në jetë. Sigurisht, do të të duhet të të mësosh të ndash leckat nga mëndafshi, duke praktikuar një dallim ndaj personave dhe situatave që me kohën mund të shfaqen totalisht të ndryshme nga si i kishe imagjinuar. Pra, nuk është për të të thyer vezët në shportë apo për të të prishur gëzimin që qielli të jep këtë paralajmërim, por për të të ruajtur nga eksperienca zhgënjyese të diktuara nga naiviteti i pazakonshëm. (Më të rinjtë) -Optimizëm dhe shkathtësi: vështirë se do të arrish i dyti në garën drejt suksesit! Të kapur nga entuziazmi, të shumtë janë ata që do të duan të qëndrojnë pranë teje, ndonëse ka gjasa se do të duhet të evitosh me elegancë ndonjë që rri shumë ngjitur për gustot e tua. Si në shtëpi ashtu edhe jashtë bëj të mbizotërojë sinqeriteti. Të ja këputësh gënjeshtrave, përveçse e kotë, mund të rezultojë edhe e dëmshme për imazhin tënd: e mban mend se çfarë i ndodhi Pinokut? 3 zemra janar, prill, maj 2 zemra gusht, shtator 1 zemër mars, dhjetor (Binjakët dhe... puna) -Nëse e ke Edhe në këtë sektor, veprimi i kombinuar i Jupiterit dhe Uranit mund të ketë efekte pozitive dhe të rezervojë risi të shumta. Të papriturat do të jenë në favorin tënd, sidomos në sektorin e punës apo kur do të vijnë nga dikush që të vlerëson dhe dëshiron të të ndihmojë. Të vetmet hije në këtë kuadër më shumë se pozitiv përfaqësohen nga Neptuni dhe nga ndalesa e Mërkurit te Peshqit mes shkurtit dhe marsit. Të cilët mund të krijojnë konfuzion në objektiva dhe të të bëjnë tepër naiv në bisedime apo në marrëdhënie bashkëpunimi. Fokusohu pra te objektivat e tu, pretendo gjithmonë transparencë maksimale në kontrata dhe bëhu gati të kalërosh valën e ndryshimit. Nëse po kërkon -Sapo ke mbaruar shkollën, ke mbyllur një bashkëpunim, pra je i lirë për momentin? Jupiteri dhe Urani mund të kryejnë funksionin e zyrës së punës ose si konsulentë për të treguar çfarë është më mirë për ty dhe cilat janë të rejat interesante që ofron tregu. Por hapi i parë është i qartësimit të ideve, në mënyrë që të mos harxhosh kohë dhe energji në iniciativa të kota, projekte të mëdha por pa baza. Nëse të del një rast i mirë, ndalohet të rrudhësh hundën, më mirë të ulësh pretendimet dhe... të fillosh punë! Nuk përjashtohet që falë shtytjes së Uranit të krijosh diçka tënden, duke marrë shkas nga mundësitë e shumta që të ofron Interneti. (Në bankat e shkollës) -Dyshja Uran-Jupiter mund të të ndihmojë që të kalosh vitin por duhet thënë se imenjimet shkollore nuk duhen nënvlerësuar. Një lehtësi e tepruar, një sjellje sipërfaqësore bashkë me ndonjë vështirësi në përqendrim, sidomos në pranverë, nuk do të mund të amortizohen duke pasur besim vetëm te fati: më shumë se kurrë, do të të duhet impenjim dhe aplikim i vazhdueshëm. (Në arkën e kursimit) -Deri në verë Jupiteri do të të mbulojë shpatullat dhe Urani mund të tregohet një këshilltar i shkëlqyer në çështjet ekonomike, pra fitimet duhet të jenë të bollshme. Gjithsesi, meqenëse planeti i fatit të madh shpesh i bie larg e larg, është mirë që të mos e teprosh me shpenzime dhe të bësh kujdes në blerje. Nuk përjashtohen as fitore të vogla në lojërat e fatit. (Duke e rimenduar) -Më pëlqen Të shfaqem Individualist libertar, modern, i tërhequr nga risitë, kurioziteti dhe gjallëria jote njihen mirë nga të tjerët. Sa të pëlqen të pëlqehesh! Nuk humb rast për t’u shfaqur, për të joshur, dëfryer. Një eksperiencë apo një ngjarje marrin vlerë në sytë e tu vetëm nëse mund të flasësh për to, t’ua tregosh të tjerëve ndoshta duke i pasuruar me ndonjë pjesëz fantazie për t’i bërë edhe më interesante. Analiza e vetes Nevoja jote për të lëvizur njihet nga të gjithë por janë të paktë ata, dhe në rradhë të parë ti vetë, që arrijnë të shikojnë brenda teje dhe të kuptojnë kush je. Duke krijuar një ndjesi humbjeje, Neptuni mund të të bëjë në gjendje që të lidhesh me pjesën më të thellë tënden, me ndjenjat e tua të vërteta. Punë të mbarë! Nuk më pëlqen më Njerëzit e mërzitshëm Nuk ke pasur kurrë simpati për njerëzit e mërzitshëm, që ankohen, ata që të ngjiten si pullë poste. Por nga momenti që gjasat janë të kalojnë shumë të tillë pranë teje, duke përdorur zgjuarsi dhe inteligjencë do të jesh i aftë t’u shmangesh. Një dashuri e vjetër Ekziston dikush që të pëlqen prej kohësh e që është dëfryer duke të të mbajtur pezull? Mirë, ka shumë mundësi që të heqësh nga mendja dhe nga zemra e t’i thuash vetes, ose direkt personit në fjalë: nuk më pëlqen më, çfarë çlirimi! Bebet e 2013 Afërdita në shenjë do t’i bëjë të lindurit brenda 3 qershorit të ëmbël e të shoqërueshëm. Ndërsa do të shfaqen më të ndrojtur Binjakët e vegjël që do vijnë në jetë nga data 4 e tutje. Por këta të fundit do të jenë më të aftë për t’u përshtatur ndërsa tekat e tyre do të jenë vetëm një mënyrë për të tërhequr vëmendjen kur do të ndjehen të lënë mënjanë. (Yjet&Shëndeti) -Trupi Një stil jete jo i ekzagjeruar në të cilin kalimi i Saturnit të ka shtyrë kohët e fundit, do të japë frytet e veta por kjo nuk do të thotë se kaq mjafton. Ndonjë shkelje e rregullave lejohet por sidomos përsa i përket alkolit dhe ushqimit mos hiq dorë nga disiplina. -Mendja Jupiteri në pozicion të favorshëm do të bëjë shumë për gjendjen tënde shpirtërore. Do të jesh i gëzuar, brilant, i buzëqeshur, do të jesh komod mes rrymave të jetës falë sigurie intime që të bën të ndjehesh i mbrojtur mirë. Pra mund t’i dedikohesh lirisht gjithçkaje që të bën të jesh mirë, hobby e dëfrime sipas dëshirës.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 15:13:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015