Biri im, Po të shkruaj këta pak rreshta që ti ta dish që të - TopicsExpress



          

Biri im, Po të shkruaj këta pak rreshta që ti ta dish që të kam shkruar. Nëse e merr këtë letër, do të thotë që ka arritur. Nëse nuk e merr, më thuaj se ta nis përsëri. Po të shkruaj ngadalë, sepse e di që nuk të pëlqen të lexosh shpejt. Pak kohë më parë babai yt lexoi në gazetë që pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin brenda një kilimetri distancë nga vendi i punës. Kështu që vendosëm të shpërngulemi pak më larg. Shtëpia e re është fantastike! Ka një lavatriçe, po nuk jam e sigurtë që funksionon. Pikërisht dje vura rrobat brenda, tërhoqa ujin dhe rrobat u zhduken të gjitha. Koha këtu nuk është shumë e keqe. Javën që shkoi ka rënë shi dy herë gjithsej: herën e parë për tre ditë rresht; ndërsa herën e dytë për katër ditë rresht. Përsa i përket xhaketës që më kishe kërkuar, xhaxhai yt më tha që nëse do ta nisja me kopsa do më kushtonte shumë (kopsat peshojnë). Kështu që ia hoqa fare. Nëse do që t’ia vesh përsëri, t’i kam futur te xhepi i brendshëm i xhaketës. Vëllai yt para disa ditësh bëri një budallallik të madh me makinën: zbriti dhe mbylli derën pas vetes, duke harruar çelësat brenda. Keshtu që u detyrua të kthehej në shtëpi për të marrë çelesat rezervë, kështu edhe ne mundëm të dilnim nga makina. Nëse e takon Adrianën, bëji të fala nga unë. Nëse nuk e takon, mos i thuaj asgjë. Mamaja jote që të do shumë. P.S. : Doja të të fusja brenda edhe ca lekë, por për fat të keq e kisha mbyllur zarfin.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 08:01:16 +0000

Trending Topics



;">
Wowww super love story.. . Njaanavane aadyamaayi kaanunhath bus
y" style="min-height:30px;">
Greetings Fellow Club Members Welcome back to the 2014 - 2015
Hello CYA! Fr. Lawrence asked that I pass along information
*** HOT! HOT! HOT! *** KSL DESPLANADE RESIDENCE For

Recently Viewed Topics




© 2015