Bisedat e mija me Kafken. ----- gustav janouk fragment. Doktor - TopicsExpress



          

Bisedat e mija me Kafken. ----- gustav janouk fragment. Doktor Kafka më dha dorën. „ Mos keni turp nga unë. Dhe unë njësoj si ju, faturën e dritës e kam shumë të kripur. ” Dhe nisi të qeshë, duke më hequr në çast krejt ndrojtjen që kisha. Ky pra qenka autori i insektit misterioz me emrin Samsa *, thashë nën vehte, jo pak i zhgënjyer, që Kafkën po e gjeja thjesht një njeri të zakonshëm “ Në poezitë e tua ka akoma shumë zhurmë ” filloi Kafka të flasë, pasi im atë na la vetëm. “ Ky është një fenomen që shoqëron rininë në fakt dhe zbulon vlimin e energjive të kësaj moshe. Dhe ja, për çudi, kjo zhurmë është e bukur, edhe pse nuk ka gjë të përbashkët me artin. Por sidoqoftë, zhurma e turbullon shprehjen. Por unë nuk jam kritik. Nuk jam hiç i aftë të bëhem tani pjesë një gjëje, e pastaj të rikthehem te vehtja ime për të matur me saktësi distancën. Përsëris dhe njëherë, unë nuk jam kritik, nuk kam haber nga kjo punë. Jam thjesht një i pandehur e spektator, në sallën e gjyqit. Në të njejtën kohë, i pandehur e spektator. “ „ Po gjykatësit ku janë? „ pyeta. Kafka buzqeshi i zënë ngushtë. “ Hajt, po pranoj se jam dhe një ftues gjyqi, por gjykatsit nuk i njoh. Ka mundësi të jem një ftues i thjeshtë gjyqi, zevendës ftues gjyqi, bile, i cili nuk di asgjë definitive. “ Këto fjalë Kafka i shoqëroi duke qeshur fort këtë radhë. Qesha dhe unë, megjithëse në fakt nuk isha i qartë sepse po qeshja. “Definitive është vetëm dhimbja njerzore “ shtoi pastaj me seriozitet. “ Po ju kur shkruani? “ Pyetja e tij më zuri në befasi dhe u përgjigja me ngut: “ Mbrëmbjeve. Natën. Ditën shumë rrallë. Ditën nuk di të shkruaj. “ “ Dita është magjistare e madhe “ komentoi Kafka. “ Drita e ditës më bezdis, fabrika, shtëpitë, dritaret përballë, por sidomos drita më bezdis më shumë. Më tërheq vëmendjen. “ “ Ndoshta, drita i tërheq vëmendjen errësirës brenda njeriut. Është gjë e mirë kur drita e sundon njeriun. Unë nuk do të mund të shkruaj asnjë rresht, po të mos ishin netët e tmerrshme kur njeriun nuk e zë gjumi. Vetëm në këtë mënyrë bëhem i ndërgjegjshëm, se jam më shumë se një i burgosur, bëhem i ndërgjegjshëm për izolomin tim të errët. „ përfundoi Kafka. Ky do të jetë, askush tjetër, insekti i cfilitur i „ Metamorfozës “ * mendova. Dhe u gëzova pa masë kur dera u hap dhe im atë hyri në zyrë. shkeputur nga libri me te njejtin titull solli nè shqip petrit sulaj
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 21:43:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015