Bleron Berati Ka më shumë se dy vjet që po vazhdon presioni, - TopicsExpress



          

Bleron Berati Ka më shumë se dy vjet që po vazhdon presioni, ndjekja dhe shantazhimi i antarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në administratën komunale të komunës së Vitisë të udhëhequr nga Nexhmedin Arifi dhe Hysen Ymeri. Në një reagim nga Dega e PDK-së në Viti thekson se ky presion me të gjitha mjetet dhe format e mundshme po bëhet vetëm e vetëm pse janë në PDK. “Presion, dhunë psikike, deri edhe kërcënime fizike dhe sulme të kësaj natyre po u bëhen gati të gjithë punëtorëve të cilët nuk janë në shërbim të kësaj udhëheqje për interesa personale dhe klanore, por në qendër të këtyre sulmeve janë veçanërisht këta punëtor: Fevzi Mehmeti-drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm, Ibadete Hyseni-Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriu dhe Zyrtare për Barazi Gjinore, Florim Ibrahimi-Zyrtar i Lartë për Integrime, Abdullah Emini- Zyrtar Financiar, Lumnije Zuka-Zyrtare për Certifikim të Pagesave dhe punëtor të tjerë të cilët nuk janë të pakt. Këtyre pesë punëtorëve, së fundi për arsye se ishin delegat në Kuvendin e Degës, Udhëheqësi i personelit Hysen Ymeri, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi u ka “shqiptuar” masa disiplinore dhe bile Ibadete Hyenin e cila pasi ka kërkuar shpjegim dhe bazë ligjore për masat e këtij udhëheqësi e ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rënd dinjitetin e saj, duke e sulmuar edhe fizikisht! Ka kanosur(kërcënuar) personin në prani të shumë zyrtarëve komunal të cilët janë detyruar të ndërhyjnë fizikisht për pengimin e tij në këtë sulm. Vepra këto të dënuara sipas ligjit për çka organet kompetente janë duke zhvilluar procedura kundër këtij sulmuesi i cili deri më sot nga udhëheqësi i tij i drejtpërdrejtë N. Arifi, nuk është kërkuar asnjë shpjegim dhe nuk është iniciuar asnjë procedurë disiplinore kundër tij sepse ai po kryen vetëm detyrat që ka marrë nga N. Arifi i cili është në krye të këtyre akteve kundër PDK-së (anëtarëve të saj) në Viti. U bëjmë thirrje publike këtyre personave që janë në krye të kësaj dhune, presioni dhe shantazhi të përditshëm ndaj punëtorëve në komunë (sidomos nga PDK-ja) që është shembulli më i keq dhe unikat në Kosovë të ndalin këto dhe t’u kthehen punëve dhe përgjegjësive të tyre ligjore sepse në fund do të japin llogari para organeve për sundimin e ligjit në Kosovë.U bëjmë thirrje publike për të intervenuar urgjentisht Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Administratës Publike dhe për të mbrojtur punëtorët dhe ligjshmërinë e cenuar (përdhosur) në Komunën e Vitisë nga N. Arifi dhe vartësi i tij i instaluar si Udhëheqës i Personelit edhe zbatuesi i urdhrave të tij Hysen Ymeri, sepse kjo që po ndodh në komunën e Vitisë është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për shërbyesit civil të Kosovës, prandaj këto dy ministri posaçërisht duhet të intervenojnë në Viti për zbatimin e ligjit. Dega e PDK-së kërkon edhe nga organet e ndjekjes të angazhohen në zbardhjen e rastit të këtij keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare të këtij zyrtari dhe që sulmon, frikëson dhe fyen dinjitetin e personave tjerë dhe kanos apo kërcënon seriozisht personat tjerë!
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 11:18:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015