Blic Mjegull… Këto ditë ka pasur shumë mjegull në - TopicsExpress



          

Blic Mjegull… Këto ditë ka pasur shumë mjegull në gjithë Vankuverin. Nuk është e këndshme kur nget makinën. Lipset shumë vëmendje. Por di - dhe jam i bindur - së paku për një gjë, që nuk mund të ketë përqark meje drejtues makine pa licensë…si në aksidentin që ndodhi në Shkodër, ku humbën jetën katër të rinj(!) Mjegulla pra, gjendet brenda nesh. Ajo performon përmes fjalësh që tashmë i urrej: prapambetje, abuzim, papërgjegjshmëri. Kjo është ajo që në Shqipëri nuk po e kurojmë dot, tash 22 vjet. Mund të pranoj çdo gjë: hutimin, ngutjen, gabimin njerëzor, problemet me sinjalistikën, rastësinë…Por jo vozitjen pa një licensë. Nuk kam fjalë për skena të tilla të vogla, që vijnë nga drama jonë e madhe… Lexohemi.
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 20:04:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015