Bode: Ndaj të njëjtin shqetësim me FMN, qeveria e re nuk ka - TopicsExpress



          

Bode: Ndaj të njëjtin shqetësim me FMN, qeveria e re nuk ka objektiva ekonomike Bode: Ndaj të njëjtin shqetësim me FMN, qeveria e re nuk ka objektiva ekonomikeTIRANE-Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode ka reaguar sot rreth deklaratës së Ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Bode tha se ndan të njëjtin shqetësim me FMN sa i përket objektivave të qeverisë së re. “Mund t’ju them se e shoh me realizëm deklaratën e FMN lidhur me faktin se dhe këtë vit ekonomia shqiptare do performojë në një terren pozitiv, pra do të kemi një rritje ekonomike rreth 2%, shpresoj që kjo të jetë dhe më e madhe se nga deklarohet nga FMN. Së dyti jam me të njëjtin shqetësim me FMN që qeveria e re duhet sa më shpejt të qartësojë objektivat, instrumentat dhe programin e saj për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë së vendit dhe për të hedhur, për të krijuar atë bazë të domosdoshme që ekonomia shqiptare në momentin e fillimit të ringritjes së ekonomisë globale, të bëjë hapin e saj në ritmin që ka kapacitetet e saj të brendshme. Dhe kjo kërkon që qeveria të jetë e kujdesshme të mos kthehet në një barrë për ekonominë e vendit por si ndihmë për të”. Por sipas Bodes dhe ministri Cani dhe shefi i FMN janë në një union. “Sigurisht që qëllimi i FMN ka qenë mundësia e arritjes së një marrëveshje me qeverinë shqiptare, për të cilën unë jam në favor, por meqë qeveria shqiptare është ende e dyzuar midis nevojës për të lëvizur në mënyrë kaotike me objektiva sic u deklarua për nivel të borxhit siç u deklarua 70 apo 73%, apo nevojës për të ndërmarrë një program adekuat të reformës. Ministri i Financës dhe shefi i misionit të FMN janë në një unison sepse secili kërkon të nxjerrë përfitime maksimale në këtë situatë. Sigurisht FMN është i interesuar për një marrëveshje dhe për fat të keq, Ministri i Financave tha se është i interesuar të rrisë borxhin publik siç deklaroi ta çojë deri në 73%, siç deklaroi ministri i Financave. Por e vërteta nuk është kështu. Ashtu siç dhe opinioni publik njeh përmes statistikave dhe të dhënave, që ofron zyrtarisht ministria e Financave që ofroi në fund të gushtit, të tetorit apo dhe në fund të dhjetorit dhe ne jemi këtu dhe do shohim se nuk ka asnjë tejkalim të borxhit”.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 17:42:14 +0000

Trending Topics



iv>

Recently Viewed Topics




© 2015