Borxhi, interesi i bonove arrin 5.3 për qind Interesat e bonove - TopicsExpress



          

Borxhi, interesi i bonove arrin 5.3 për qind Interesat e bonove të thesarit kanë vijuar të bien edhe në ankandin fundit, i zhvilluar më 9 korrik. Për bonot me afat 1-vjeçar interesi ka shënuar 5.35 për qind, një nivel ky ndër më të ulëtit. Efekti i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë duket se po transmetohet më së miri në tregun e bonove, duke mos e dhënë atë që pritej në sektorin bankar te pjesa e kreditit të ekonomisë. Në gjithë këtë histori më e përfituar ka dalë qeveria dhe më pas bankat. Pse qeveria? Kjo e fundit ka rritur në masë deficitin. Mungesa e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve kanë bërë që deficiti të plotësohet në shumicën e tij nga huamarrja e brendshme. Edhe pse borxhi është rritur, interesat të paktën kanë qenë në favor të qeverisë, pra borxhi është marrë më i lirë. Bankat, nga ana tjetër, duke pasur parasysh pasigurinë e situatës ekonomike dhe problemin e kredive të këqija, kanë preferuar që të japin borxh pranë qeverisë. Këto të fundit, duke mos dhënë kredi tek individët apo bizneset, janë të detyruara që të qarkullojnë paratë e depozitave diku në mënyrë që të sigurojnë një pjesë të interesave që duhet të shlyejnë. Përveç politikës monetare në uljen e interesit të bonove duket se ka ndikuar edhe rritja e konkurrencës për të dhënë borxh te qeveria. Pjesëmarrja e bankave që duan të japin një borxh të sigurt ndikon direkt tek interesi me të cilin jepet ky borxh. Në këtë panoramë, nëse përfshijmë individët dhe bizneset, kemi kategorinë e atyre që nuk janë favorizuar nga situata për të marrë një borxh pranë bankave, të cilat preferojnë qeverinë, si dhe kemi kategorinë e atyre që nuk janë të interesuar të investojnë në bono për shkak të normës së interesit gjithnjë në rënie. Rënia e interesit të bonove të thesarit ka filluar qysh vitin e kaluar, duke reflektuar uljen e normës së interesit të lekut, i cili vijoni në disa faza dhe që sot është në nivelin më të ulët historik prej 3.75 përqindësh. Në ankandin e djeshëm interesi i bonove ishte 5.35 për qind, dy javë më parë 5.51 për qind, kurse në fillim të këtij viti 7.11 për qind.
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 14:25:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015