Botox jo vetëm per të hequr rrudhat, por ju ndihmon dhe te - TopicsExpress



          

Botox jo vetëm per të hequr rrudhat, por ju ndihmon dhe te eleminoni djersitjen e tepert Toksina Botulinum është e famshme për eleminimin e rrudhave te shprehjes te formuar nga kontraktimet e muskujve çdo herë që ju buzëqeshi , qeshi apo merziteni. Përdorimi më i fundit i Botox / Dysport (emri tregtar i toksina botulinum tipit A) është për të luftuar djersitjen e tepërt të sqetullave , te duarve dhe këmbëve. Përtej efektit terapeutik të toksina botulinum,ne sqetulla injeksioni ndihmon për të larguar ndjenja të pakëndshme te të qenit i djersitur gjatë gjithë verës, ose pse jo, gjatë gjithë vitit, në qoftë se procedura perseritet. Ne Amerika dhe ne Evropë trajtimi i djersitjes me Botox është bere nje procedure e zakonshme . Ejani ne kliniken Dermatologjike dhe Estetike DermoVita për të përfituar nga kjo procedurë. Djersitja është nje mekanizëm me të cilin trupi juaj rregullon temperaturën e tij. Shumë herë ky proces është i natyrshem dhe i shëndetshem , por çfarë mund te bëni kur ju djersisni aq shumë sa që ju nuk mund të keni një jetë normale sociale? Djersitja e tepert është një problem qe shqeteson jo vetem femrat por dhe meshkujt . Djersitja e tepert ( hyperhidrosis ) ne varesi te shkakut ndahet ne paresore dhe dytesore. Djersitja e tepert paresore është zakonisht qendrore, për shkak të mos funksionimit të sistemit nervor simpatik dhe mund të kete një predispozitë gjenetike.Zakonisht fillon në fëmijëri ose ne adoleshencë.Djersitja e tepert dytesore mund te vije si pasoje e crregullimeve endokrine, metabolike dhe të tjera. Zonat ku shfaqet djersitja e tepert. Vendet kryesore kushfaqet djersitja e tepert jane: sqetullat, pëllëmbët e duarve, shputat e kembeve ,fytyra. Zonat e tjera mund të jetë beli dhe gjoksi. Ndikimi I djersitjes se tepert Ndikimet psikologjike, pasojat sociale dhe profesionale të djersitjes se tepert janë të mëdha. Personat qe vuajne nga prodhimii tepert i djersitjes kane mjaft ankth dhe siklet, besim te ulet ne vetvete, veshtirësi në gjetjen e një punë, problem në jetën seksuale, madje edhe depresion. Trajtimi i djersitjes se tepert paresore Trajtimi djersitjes se tepert deri tani behej duke perdorur deodorantet dhe substancat antiperspirantepor pa efekt te dukshem .Metodat e vjetra si heqja kirurgjikale e gjëndrave te djerses dhe sympathectomy thoracoscopic janë braktisur sepse nuk ofrojnë zgjidhje reale për djersitjen e tepert. Trajtimi modern i djersitjes se tepert te perdorimi i Botox - Dysport (injektimi i toksines botulinumtipit A) dhe trajtimi me lazer i cili jep një efekt të përhershëm. Nëse jeni të diagnostikuar me hyperhidrosis (djersitjen e tepert) ose thjesht doni të harroni deodorantet antiperspirante gjatë gjithë verës (dhe më shumë), ne kliniken Dermatologjike dhe Estetike DermoVita ne Tirane mjekja dermatologe Dr.Albana Lufi Mjeke Dermatologe do tju ndihmojë të shpëtoni nga djersitja e tepert. Injeksioni me toksina botulinum tipit A bllokon transmetimin e impulseve nervore nga gjëndrat e djerses dhe kështu pengohet prodhimi i djerses. Kjo procedurë nuk ka efekte anësore dhe mund të përsëritet në varësi të trupit pas ose 9 muajve ose cdo fillim vere.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 18:01:55 +0000

Trending Topics



v class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> A little over 2 years ago I was sent a similar Link to this one
The iconic Color Field paintings of American painter Mark Rothko
IN THE CLOSET: My name is Tom. Recently my best friend and his

Recently Viewed Topics




© 2015