Botuar ne gazeten "REPUBLIKA" (gazetarepublika.al - rubrika - TopicsExpress



          

Botuar ne gazeten "REPUBLIKA" (gazetarepublika.al - rubrika komente) Dhuna e predikuesve të paqes dhe Athina Zyrtare Halil RAMA Mbajtja forcërisht e pallatit të Kulturës të qytetit të Përmetit nga Kisha Ortodokse dhe sulmi i përsëritur i priftërinjve për ta rimarrë atë edhe pasi përmbaruesit zbatuan vendimin e gjykatës përbën një precedent tejet të rrezikshëm. Pak ditë më parë përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar, duke zbatuar kështu vendimin e gjykatës. Për largimin e objekteve të kishës dhe priftërinjve nga kjo godinë ka pasur edhe reagime të Athinës zyrtare. Pikërisht, toleranca e autoriteteve shqiptare ndaj reagimeve të Athinës zyrtare është e patolerueshme. Nëse besimtarët e katër besimeve fetare në vendin tonë prej shekujsh bashkëjtojnë në harmoni të plotë dhe Shqipëria është ndoshta i vetmi vendi që shquhet për tolerancën fetare, mbështetja, inkurajimi dhe nxitja e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve tona kulturore nga ana e autoriteteve të një shteti anëtar të BE-së si Greqia është në kundërshtim të hapur me normat dhe parimet e unionit europian. Dhe si të mos mjaftonte kjo, reagimet e Athinës zyrtare u shoqëruan me masa represive ndaj shqiptarëve në pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës. Kësioj, Shqipëria dhe Greqia duket se po shkojnë drejt një përplasje totale për shkak të çështjes së Kishës në Përmet. Pas kthimit në pikat kufitare doganore nga ana e palës greke të shtetasve shqiptarë, edhe pala jonë vendosi që të bëjë të njëjtën gjë. Para dy ditësh, Drejtori i policisë kufitare në Kakavijë, Admir Abrija, ka urdhëruar zbatimin e masave të reciproritetit. Kështu, pala shqiptare ka vendosur që të kthejë prapa shtetasit grekë që kërkojnë të futen në Shqipëri. Abrija ka urdhëruar që të mos lejohen të kalojnë shtetasit grekë, nëse s’justifikojnë kalimin. Në të njejtën mënyrë veproi edhe Drejtori i Policisë Kufitare të Korçës. Por pikërisht kur këto veprime të autoriteteve kufitare sollën disi situatën në normalitet, dje edhe në Parlamentin grek është shtruar çështja e ngjarjeve në Përmet. Deputeti i partisë “Demokracia e Re”, Nikitas Kaklamanis i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos mbi veprimet që ka ndërmend të bëjë Athina zyrtare, lidhur me atë që e quajti “vandalizmin mbi Kishën e Përmetit”. Në fjalën e tij deputeti i djathtë, në të njejtën linjë me neonazitstët e Agimit të Artë është shprehur ndër të tjera se “ngjarjet që ndodhën në qytetin e Përmetit në Shqipëri kanë cënuar konceptin e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Në këto kushte kur edhe në organin më të lartë ligjvënës të shtetit helen kërkohet që Greqia të ndërhyjë në institucionet e BE-së, si për sa i përket financimit të një vendi që ka aplikuar dhe pret të marrë statusin e vendit kandidat, edhe për bllokada të tjera, janë të papranueshme heshtja apo reagimi i vakët i autoriteteve zyrtare shqiptare, përveç përgjigjes diplomatike rutinë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në të njetën kohë, një tolerancë e patolerueshme edhe nga mazhoranca e re që pas dy javësh merr drejtimin e qeverisë dhe dominimin e legjilativit. Krerët e kësaj mazhorance ngrenë zërin në kupë të qiellit, pse opozita do të marrë seli të re në një nga ish institucionet inekziste si SHQUP-i i famshëm, dhe nuk reagon për rastet e njëpesnjëshme të kohëve të fundit të përballjes me shovenizmat greke si ai i Përmetit,që sinjalizojnë ogurzinë në marrëdhënjet dypalëshe. Zëvendësimi i vlerave civilizuese me ato mesjetare, jo vetëm që është i padrejtë, por është edhe i rrezikshëm për të ardhmen e këtyre marrëdhënjeve. Qëndrime të tilla të Athinës Zyrtare injorojnë dhe përbuzin skajshmërisht vlerat civilizuese e humane të kombit tonë. Bashkë me ta injorohet edhe Kushetuta e Shqipërisë që në nenin 10 saktëson se në Republikën e Shqipërise nuk ka fe zyrtare dhe se shteti është asnjanës në çeshtjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike. Parë nga ky këndvështrim, kush i ka penguar autoritetet e Kishes Orthodhokse të Shqipërisë të ndërtojnë objektin e tyre të kultit edhe në Përmet. Nëse eksponentë të mazhorancës së re kanë kërkuar deri anulimin e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në sheshin e Namazgjasë, pse nuk reagojnë në të njetën mënyrë edhe për “pushtimin” e pallatit të kulturës të Përmetit nga priftërinjtë ortodoksë të këtij qyteti që nuk kanë hequr dorë nga kisha e e tyre e pretenduar. Nëse sulmi kundër xhamisë së madhe të Tiranës përmes kësaj padie të eksponentëve të lartë socialistë vjen edhe si një mjet tendencioz dhe provokim i ulët ndaj Komunitetit Mysliman, si dhe besimtarëve myslimanë, pse përdoren standarde të dyfishta në rastin e precedentit të rrezikshëm të Përmetit, kur disa priftërinj që hiqen si predikues të paqes kryejnë akte të dhunshme. Mbështetur pikërisht në dokumentat e arkivës së qytetit të Përmetit, Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë, si dhe, provave të paraqitura nga palët, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër në 2001-in, Apeli në 2002-in dhe Gjykata e Lartë në 2003-in, me vendim të formës së prerë vendosin që Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” të mbetet i tillë, duke mospranuar kërkesën e Kishës Ortodokse të qytetit të Përmetit. Në 2004-ën, Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimet e tri shkallëve të gjyqësorit, duke i cilësuar ato si të rregullta dhe konform Kushtetutës. Ndërkohë që në Përmet po zbatohen pikërisht këto vendime të gjykatave shqiptare, është i patolerueshëm reagimi agresiv i Athinës Zyrtare, i shoqëruar me masa represive ndaj qytetarëve shqiptarë që me pasaporta biometrike kërkojnë të lëvizin të lirë në një shtet anëtarë të Bashkimit Europian.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 06:16:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015