Brazili kualifikohet për në finalen e Kupës së Konfederatave, - TopicsExpress



          

Brazili kualifikohet për në finalen e Kupës së Konfederatave, pas fitores së vështirë e dramatike 2-1 ndaj Uruguajit. Pas një tjetër dite me protesta në Belo Horizonte, ku demonstruesit anti-qeveritarë u përplasën me policinë, futbollistët e kombëtares u dhanë mbështetësve të tyre një frymëmarrje të shkurtër. Një gol me kokë, në minutat e fundit, nga Paulinho mjaftoi për t’i çuar yjet e “sambas” në delir, pas një përplasjeje tepër të fortë me rivalët e tyre amerikano-jugorë. Diego Forlan shpërdoroi një rast të artë nga pika e bardhë e 11-metërshit në pjesën e parë, përpara se Fred të kalonte në avantazh Brazilin. Edinson Cavani barazoi në pjesën e dytë nga një distancë e vogël, por përpjekja e fundit e Paulinho-s i dha të drejtën vendit të tij të luante në finalen e këtij kompeticioni, me fituesen e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Spanjën ose Italinë. Sfidat mes këtyre dy vendeve, Brazilit e Uruguajit, kanë qenë gjithnjë shumë të dyluftuara, pasi brazilianët ende nuk e harrojnë humbjen e tyre në finalen e Kupës së Botës 1950, në Rio de Janeiro.
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 14:40:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015