Bricjapi Ju jeni një nga njerёzit mё punёtorё tё zodiakut - TopicsExpress



          

Bricjapi Ju jeni një nga njerёzit mё punёtorё tё zodiakut dhe ju gjithmonë punoni nё mёnyrё tё zgjuar, me një frymë prakticiteti dhe qëllimesh. Jo mё kot, Bricjapi ёshtё quajtur shenja qё prodhon udhëheqësit e industrisë. Këtë muaj, megjithatë, ju do të keni një shans të rrallë për tu relaksuar dhe pёr tu socializuar. Anёtarizohuni nё njё klub, pёrfshihuni nё njё media sociale apo nё njё nismё bamirёsie, ose thjesht bashkohuni nё aktivitete sociale, i dashur Bricjap. Mos i mendoni aktiviteteve e këtij muaji, si lojra të rastit dhe të zakonshme –mund tё jenё tё tilla, por edhe shumё mё tepёr. Ju mund të bëni miq të rinj tani, që do t’ju prezantojnё me interesa të reja dhe me më shumë njerëz të rinj. Afёrdita do të bëjë hyrjen e saj vjetor te Bricjapi më 5 nëntor. Në javët e ardhshme, Afёrdita në shenjën tuaj, do të shtojë një dozë të madhe me shkёlqim në axhendën tuaj sociale. Ju mund të jeni i turpshëm ose i rezervuar, por me Afёrditёn në shenjën tuaj, të jetë i sigurt, se ju do të jeni personi më misterioz dhe tërheqës në dhomë. Plutoni te Bricjapi do tju japë një prezencё shumë të fuqishme dhe kur Afёrdita dhe Plutoni tё kombinojnë forcat, të premten, më 15 nëntor, ju do të jetë i pandalshëm. Sapo tё keni hyrë në sezonin e festave (kohë kryesore për angazhime serioze), kini parasysh se Jupiteri do të jetë në sektorin tuaj martesës deri mё 15 korrik 2014, një periudhё e rrallё,qё vjen një herë nё dhjetё vjet.Ky do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për të filluar njё një jetë tё pёrbashkёt me dashurinё e jetёs suaj. Më 12 nëntor, Jupiteri do të dërgojë një rreze madhështore drejt Diellit, një ditë e përkryer për të folur për dashurinё e pёrjetshme. Më 17 nëntor, hëna e plotë do ndezё shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Me Jupiteri e buzёqeshur nё shtëpinё tuaj tё shtatë të angazhimit, ju mund tё fejoheni, ose mё e pakta, të vendosni që jeni gati për të lëvizur në hapin e ardhshëm, tё keni ekskluzivitetin e njёri tjetrit.Kjo Hënë e Plotë do të jetë magjepёse dhe shumë romantike - me siguri një natë qё do të kujtohet gjithmonë. Pas kësaj, më 18 nëntor, planeti energjik Marsi dhe Jupiteri do të jenë në harmoni, duke sjellё arsye pёr tё udhёtuar vetёm. Më 27 nëntor, Merkuri dhe Jupiteri do të gjenerojnë ndjenja edhe më të bukura për komunikimin dhe udhëtimin. Ky do të jetë një muaj ideal për të shkëmbyer unaza dhe premtime, por kam një paralajmërim pёr ju. Martesa është një kontratë mes dy njerëzve dhe kur Merkuri është jashtë faze, kjo nuk është kohë e mirë për të nënshkruar ndonjë dokument apo njoftuar ndonjë plan, kështu që prisni deri pas datës 10 Nёntor. Merkuri, planeti i komunikimit dhe kontratave, do të shkojë direkt më 10 nëntor nё shёnjёn tuaj, por do të duhen disa ditë për të rregulluar orbitën e tij.(Mёrkuri ka qenё nё prapavijё qё prej datёs 18 Tetor). Mua më pëlqen data 12 nëntor, sepse në atë ditë, Dielli dhe Jupiteri do tё dёrgojnё njё rreze tё artë në angazhimin tuaj të përbashkët. Fundjava e 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit do të jetë e përkryer, pёr tu argёtuar nё njё festё nё shtёpi (duhet tё jetё nё shtёpi dhe jo nё restorant, pёr tё pёrcjellё magjinё e saj). Urani, tani në sektorin tuaj tё shtëpisё, do të marrë një rreze të drejtpërdrejtë nga Dielli në shtëpinë tuaj të miqësisë. Nuk mund tё jetё mё mirё se kaq. Ju gjithashtu mund të shisni ose të bleni një shtëpi, tё merrni disa pajisje të bukura, ose të gjeni qylimin e përsosur për sallonin e shtёpisё suaj. Kjo është një fundjavë shumë e veçantë! Lajmet në lidhje me financat tuaja do tё jenё shumё tё mira, kështu që ju mund të arrini një ujdi financiare.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 18:30:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015