Buffon: Serie A po përmirësohet Portieri i Juventusit, - TopicsExpress



          

Buffon: Serie A po përmirësohet Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se transferimet e fundit në Serie A e përmirësojnë ndjeshëm kualitetin e futbollit italian. Bianconerët kanë transferuar Fernando Llorenten dhe Carlos Tevezin, teksa Napoli dhe Fiorentina transferuan respektivisht Higuainin dhe Gomezin, që të gjithë këta lojtarë të kalibrit botëror. Dhe, Buffon s’ka pasur si të mos e lëvdojë progresin e klubeve nga Serie A. “Kampionati jonë po përmirësohet. Napoli dhe Fiorentina kanë luajtur futboll të mirë që tash e disa vjet, bënë progres spektakolar dhe mendoj se lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë në Itali do ta vërejnë këtë”. “Napoli e përforcoi shumë skuadrën dhe mori një fitues për trajner. Ai është dikush për të cilin kemi respekt”. “Fiorentina po ashtu ka transferuar Rossin dhe me Gomezin, ata do të jenë në nivelin më të lartë të mundur”. “Milani është konkurrues pa bërë fare transferime, sepse ata kanë lojtarë që mund t’u garantojnë atyre qëndrimin në vendin e dytë”. “Interi tashmë tranferimin më të mirë e ka bërë me trajnerin, që ka blerë gjashtë lojtarë të rinj. Ata shumë shpejt do të kthehen në maje të futbollit evropian”, ka deklaruar Buffon.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 17:36:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015