CANI AKUZON BODEN PER FALSIFIKIM SHIFRASH Ministri i Financave, - TopicsExpress



          

CANI AKUZON BODEN PER FALSIFIKIM SHIFRASH Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe paraardhësi i tij Ridvan Bode kanë shpërthyer në akuza të ndërsjella në lidhje me treguesit fiskalë e makroekonomikë të vitit 2012. Ministri Cani akuzoi paraardhësin e tij, Ridvan Boden, se ka manipuluar shifrat e buxhetit, duke e zhytur ekonominë kombëtare në krizë. Debati u zhvillua në Komisionin e Ekonomisë ku u shqyrtua buxheti faktik i vitit 2012. Borxhi i raportuar në buxhet me evidencat e vitit 2012, asnjëherë nuk ka qenë real, por me të është mashtruar, më së paku një borxh në nivelin 500-700 milionë dollarë nuk është raportuar dhe ky me urdhër të vetë ish-ministrit të Financave, i cili ka falsifikuar realitetin, u shpreh Cani. Në kundërpërgjigje të akuzës ish-ministri deklaroi se në asnjë rast nuk është shkelur ligji. Ju nuk mund të thoni atë që ka ndodhur në vitin 2012, sepse gjunjët tuaj janë shumë të dobët për të mbajtur peshën e asaj që ke marrë përsipër. Ministria e Financave është drejtuar nga ekspertë dhe të jesh i bindur që nuk ka urdhra të ministrit në Ministrinë e Financave, urdhër aty është vetëm ligji. Të jesh i bindur që nuk ka shkelje të asnjë ligji, të asnjë rregulli dhe të asnjë morali, tha Bode, duke iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë, kur e akuzoi ministrin Cani për të shkuarën e tij. Unë kam qenë dhe mbetem këtu dhe do të jem këtu dhe nuk i takoj atij grupi që ikin në mal dhe zbresin nga mali sa herë që ndryshon, bëhet interesant kursi i këmbimit i exchange-ve private, apo çmimi i patateve në tregun e politikës, tha Bode. Ti vazhdo në rrugën tënde, por mbreti lakuriq është prapë. E shohin të gjithë përveç teje që po del nëpër rrugë pa e kuptuar. Ka shkelur dy herë ligjin pa ndryshuar ligjin, edhe për borxhin e ka tejkaluar, kur kishte kufi dhe po i them edhe me deficitin primar nuk është në rregull, tha Cani.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 19:55:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015