CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË - TopicsExpress



          

CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE Ditën e premtë, 25.10.2013, në orën 18:00, në ambjentet e Pallatit të Kulturës të qytetit të Tiranës u zhvillua ceremonia e diplomimit e brezit të parë të mjekëve stomatologë të cilët u diplomuan në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv. Ministrja e Shëndetësise, Znj. Milva Ekonomi, Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Jera Kruja, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla dhe profesorët e nderuar të Fakultetit të Mjekësisë Dentare. Ceremonia ishte një sukses i merituar dhe një ditë e veçantë për studentët e degës së Stomatologjisë, të cilët pas 5 vitesh studimi dhe përgatitje profesionale, kurorzojnë ëndrrën e tyre, duke u bërë pjesë përbërëse e vyer e kontingjentit shqiptar të mjekëve stomatologë. Pas diplomimit të studentëve, për dëshirën e të apasionuarve të muzikës, këngëtari Eugert Bushpepa, i cili është njëkohësisht dhe student i Fakultetit të Mjekësisë Dentare, mbajti gjallë eventin duke përformuar me këngë nga repertori i tij. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron të gjithë studentëve të diplomuar suksese të mëtejshme në karrierën e tyre profesionale! Zyra e Komunikimit dhe Marrdhënieve me Jashtë
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 09:00:47 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015