Casillas: Në finale me Brazilin, të gjithë e - TopicsExpress



          

Casillas: Në finale me Brazilin, të gjithë e prisnin Spanjë-Itali rezultoi një ndeshje vitrine për futbollin botëror dhe për këtë janë të ndërgjegjshëm futbollistët e të dyja kampeve që edhe pas 120 minutave të lodhshme në “Fortaleza”, i gëzohen një ndeshjeje të këtij niveli, pavarësisht se në llotarinë e 11-metërshave fati i buzqëqeshi ekipit iberik. Heroi i portës spanjolle, Iker Casillas, shprehet i kënaqur me kualifikimin në finale. “Ndeshja ndaj Brazilit është ajo që prisnim të gjithë që në fillim të këtij kompeticioni dhe jam shumë i lumtur që ia dolëm mbanë duke mundur Italinë edhe pse me 11-metërsha”. Të njëjtim mendim ndan me Casillas edhe mesfushori Juan Mata. “Mendoj se është fantastik fakti që do të luajmë në një stadium mitik dhe ndaj një skuadre shumë të fortë. Ata kanë avantazhin e shtëpisë por ne do të japim maksimumin ta fitojmë këtë trofe”. Ndërkohë, Andres Iniesta u ndal te ndeshja me Italinë duke uruar kundërshtarët për paraqitjen në fushë. “E vërteta është se Italia zhvilloi një ndeshje të madhe duke e dominuar në disa fraksione. E dinim shumë mirë se kjo do të ishte një përballje shumë e vështirë. Gjithsesi arritëm ta menaxhonim mirë situatën duke arritur kualifikimin”. Në kampin e kaltër, Gianluigi Buffon përpiqet të mbajë lart moralin e skuadrës. “Jam shumë krenar për këtë ekip dhe për shokët e skuadrës sepse pavarësisht vështirësive të mëdha që kemi hasur si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik, nuk u dorëzuam për asnjë moment. Unë do të luftoj gjithmonë për të dhënë maksimumin me fanellën e kombëtares”. Zemërimin duket qartë edhe në fytyrën e sulmuesit, Alberto Gilardino. “Jemi të mërzitur sepse luftuam deri në fund për të shkuar në finale. Zhvilluam një ndeshje shumë të bukur ndaj ekipit më të fortë në botë duke krijuar disa raste të pastra për të kaluar në avantazh por Mario Balotelli nuk ishte këtu me ne”.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 17:05:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015