Cfare po hedh me posht i takon nje shkrimi te publikuar tre vjet - TopicsExpress



          

Cfare po hedh me posht i takon nje shkrimi te publikuar tre vjet me pare. Po rifut pasazhe sepse, mendoj se mbetet po aq aktual sa koha kur u shkruajt si reaksion ndaj palaçolleqeve te Fatos Lubonjes. Fatos Lubonja, shakaxhiu i 21 - it... O miseras hominum mentis, o pectora caeca! (1) “Njeriu që beson se mund të jetojë pa mit, ose është jashtë tij sikur të mos kishte rrënjë, ose s’ka asnjë lidhje me të kaluarën, as me jetën stërgjyshore që vazhdon brenda tij, madje as edhe me shoqërinë bashkohëse”. Karl Gustav Jung * * * Duke lexuar thirrjen e Fatos Lubonjës për dituri, përshtypja se shkrimi është enemi idesh në të cilën lëvdata është një meritë e argumentuar, avullon shpejt. Ndesh të njëjtën ide sorollatëse si insektet mbi sipërfaqen e ujit të ndenjur ku, përthyerja e një drite që s’i takon sajon iluzion pamor, si dhe mban peng autorin që e mahnit pasqyrimi i vetes. Pahitet ai lloj alegorizmi ku individualiteti fsheh ankthin. (autori endet kuturu). Kalfëtirë mendimi e mbartur nga kundërshtitë e brendëshme të diktuara prej diçkaje të pakontrollueshme, jashtë vullnetit, ku mungesa e kulturës është mjaftueshmëri qortuese për aq sa është. Sepse e diktuar dhe e ndikuar nga synimi i cili lëviz si një feedback (prapaveprim), lakuriqëson një kaq mund të thotë, gjithaq e papranueshme. Çoroditja e Lubonjës është klasike. Mjafton të pyesësh: ç’lidhje ka miti i Skënderbeut me të qenët ose jo i ditur? Dhe vihemi përballë kushtesh në mungesë të plotë të logjikës: nëse e çmitizon Skënderbeun, je i ditur, në të kundërt, mbetesh i paditur!!! Ose na lini rehat ne të tjerëve ta hedhim posht Skënderbeun dhe ju të paditurit merruni me diturinë!!! Paskësaj fillon e na rrëfen rrugën. Për t’u bërë të ditur, shqiptarët duhet të shurdhojnë veshin ndaj llogjeve që thuhen posht e përpjetë për Skënderbeun, përfshi edhe vetë Lubonjën, nga të tjerë të cituar dhe nga një farë mediokri si Oliver Schmitt që e fillon temën (dissertazione) të shndruar në libër me thënien: “Ky nuk është një libër për shqiptarët.”. (jemi që jemi: pse të mos bëjmë edhe një sy qorr sa herë ndodhemi përballë monumentit të heroit në sheshin qendror të Tiranës, meqënëse një injorante gjermane e quan paraqitje të tipit komunist?) Kështu, The Ensemble of Shadows, (ansambli i hijeve) plotësohet. Kokra të qëmtuara andej këtej, çirren me të madhe pse shqiptarët mbështeten në mite kur s’duhet, madje, nëse s’mund t’i fshijnë nga jeta, të pastrojnë historinë pej tyre. Sikur të bëhet fjalë për një këmishë që pas një vapëhere e xhvesh, e nuhat te sqetullat, rrudh fytyrën prej efshit dhe e flak diku. Kemi të bëjmë me mitet, me atë që ka formuar shpirtin dhe vazhdon ta formojë, të shqiptarit dhe të çdo populli tjetër. “Nëpërmjet mitit njeriu ngrihet mbi skllavërinë e përditëshme, ndjek idetë e mëdha të së ardhmes dhe i realizon”, ka thënë sociologu amerikan Peter Berger. (Piramidat e flijimit)
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 09:05:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015