Cfarë është droga ? Përkufizimet për këtë problem janë të - TopicsExpress



          

Cfarë është droga ? Përkufizimet për këtë problem janë të shumta. Drogë do të thotë substancë me origjinë bimore ose të sintetizuar kimikisht që përdoret si narkotik. Droga është një agjent i destinuar për të dhëne efektet psikike të dëshiruara e të këndshme, nganjeherë edhe të nevojshme por që përdorimi i tij mbart rrezikun e abuzimit të vartesisë së përdoruesit prej saj të tolerances dhe të shumë pasojave të tjera negative vetiake dhe sociale. Kur flasim për drogën kemi të bëjme sa me një problem social aq dhe me një sëmundje, sa me një problem psikologjik aq dhe juridik. Përdorimi i drogës ka filluar më 1993, pas përmbysjes së sistemit 50-vjecar dhe hapjes së vendit ndaj botës perendimore. Në vitet e fundit përdorimi, prodhimi dhe trafiku i drogës është rritur me shpejtësi në Shqipëri. Opiumi është droga kryesore e përdorur në vitet ’90. Nga 1996 e këtej droga të reja u shtuan: Canabis (marjuana, hashashi), heroina dhe kokaina përfaqësojnë drogat kryesore të përdorura aktualisht. Kultivimi i Cannabis Sativa u zbulua për herë të parë më 1992 dhe është rritur shumë në vazhdim. Kjo rritje shpjegohet me faktorët e ndryshëm sociale, politike dhe ekonomike. Faktorët ndikues në këtë rritje të fenomenit drogë janë: Varfëria, papunësia Lëvizje e lirë përmes kufijve Krijimi i një tregu të paligjshëm droge në vend Mënyra e re e jetesës dhe modernizimi Dëshira për tu pasuruar shpejt dhe përfshirja në trafikim Paaftësia e shtetit për të forcuar ligjin Krimi i organizuar që sjell dhunë, pasiguri dhe frikë Mungesa e interesave sociale dhe kulturore e të rinjve Mungesa e përgatitjes së shoqërisë për të trajtuar problemin e drogës Lufta dhe konflikte në ballkan Debati për drogën vërtitet midis dy ekstremeve: Të liberalizohet apo të ashpërsohet lufta kundër saj. Të parët mbështetësit e liberalizmit arsyetojnë kështu: si mund të luftohet droga derisa njeriu e ka zbuluar vite më parë, e ka përdorur për të lehtësuar vuajtjet fizike e mendore për të gjetur forca për të përballuar sforcime. Për faktin që droga ka patur efekte të tilla njeriu e ka kaluar nëpër faza të ndryshme prodhimin dhe përpunimin e saj. Në fillim droga përdorej ashtu sic ofrohej nga natyra, më vonë të konservuar dhe në epokën moderne plotësisht të përpunuar. Në ekstremin tjetër janë partizanët e ndalimit të rreptë të drogës. Ata nuk pushojnë së cituari statistikat dramatike të të vdekurve. Ata e cilësojnë si një shkaktare tragjedish, degradimi, shkatërrimi, vuajtjesh njerëzore. Cilët janë disa nga rrugët e marrjes së drogave? Ngrënia/pirja nga goja (efektet fillojnë relativisht më ngadale, zakonisht mbas 10-30 minutash. Pirja me cigare/inhalimi i avujve (efektet tentojnë të fillojnë me shpejtësi, zakonisht brenda minutës apo edhe brenda sekondave) Marrja e drogës me thithjen e pluhurit përmes hundës (efektet fillojnë afërsisht brenda minutit apo dicka e tillë) Injektimi i drogave (kjo shkakton efektin më të shpejt dhe më intesiv të kulmit të asaj cka pritet nga përdorimi i drogës) Dr.Proc.Anisa Subashi Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 10:25:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015