Cikel poetk nga nga Agim Desku Kam lindur për fjalën Shqipëri - TopicsExpress



          

Cikel poetk nga nga Agim Desku Kam lindur për fjalën Shqipëri Sonte jam lule Shkodre (Pesë të rinjëve që humben jetën në lulen e rinisë) Sonte jam flakë e pishë E ndezur sy e vesh Shqipërisë E dhe shkëmb u bëra vetë Shkodra Po,po më quajnë Rozafat Kala e ndritur Denbabaden I numëroj fitoret Në teh shpate Kryq i bëj Shqipërisë Për lutje dhe urata Eh kanë lind për ditë Të Shën Valentinit Pranverat kët vit Na falen lule më shumë Trëndafilat çelën me heret U shndërruan në pesë copa zemre Në aroma për pak buzë dashurive Sonte secili jemi Shkodra vetë Nga pesë yje Davidi mbajmë në shpirt Udhën e Kombit e zbresim deri në Kalanë e Ulqint Eh,dhimbje ka çdo gurë atdheu Se sonte flasin flutura e zana mali Roje bëjnë puthjet e dashurive të para Dhe mbellin nga pesë lule parajse Edhe në zemrën time e të miliona shqipeve. Lule bozhure Ky atdhe lulesh Rritë fisnikëritë e luftëtarëve Betejave secilit brez dardanesh Ujitur me gjak luftërash Fitoret ju falën shpirtit Kujtim i lënë historisë Sa lule mbinë Kosovës Ku shqipet kanë folenë Përballë trëndafilave Të Shqipërisë U shndërruam në varg Çlirimi Për këngën e bashkuar Çame Shekujt më vënë ndalesa Zemre Pse kurrë nuk u ngopa Aromë bozhuresh As lindje të tepërta Nënash Pse çdo herë i fala buzëqeshje Hënës Me diellin pak u fjalosa Për rrezet që kurr nuk mi fali Si uratë për miken çame As një këngë të vetme Nuk ma la për kujtim Eh,sa herë u luta Për këtë tokë e qiell Për lulet kudo që më rrethojnë Të shndërruar në vargje shpirti Herë në engjëj të hënës se shkruar Me vite yje drite u murosa shqip Për lule bozhuret që mbinë e rrojnë shqip Në secilin cep Kosove deri në Çamëri Deri aty ku shkruhet dhe flitet shqip. E shkruar si varg engjëjsh Këtë mbrëmje Hënës ia vjedha buzëqeshjen Për një varg Engjëjsh Ta shkruaj Në gjethe lulesh Ku e dija Zhdukjen tënde Në aromën e etjeve Mbyetëse Aty të të kërkoja Me krah fluture Se nuk e pranoja Ikjen e fjalës më të bukur Që kisha dëgjuar ndonjëherë Eh,dikur ngjyra hyjnore E trëndafilit tim I vetmi kujtim i shkruar vargut Si ëndërr Sa herë të krijoja Këngë loti Me çmallë i shkruaja Këto fjalë Me frymën e cilit varg A cilës fjalë Nuk ma the asnjëherë Edhe atëherë kur të krijova Mona Lizën e dytë Ku të ngjyrosa me ngjyrat Me të bukura të shpirtit tim Kurrë nuk ta theva asnjërin krah Sikur Leonardo Da Vinçi As nuk u mësova me lendime shpirti Më parë do shndërrohesha Në botë të krisur A varg të çmendur Se sa të bëhesha lëndim zemre As të një natë të vetme Sonte nuk e pranoj faljen E asnjë fjale Po deshte zhduku Bashkë me botën Të dytë të krisur Në vargun tim Tashmë të çmendur Pse nuk e pranoj fatin tim Me vulën e ikjes tënde Asnjëherë Nuk e pranoj heshtjen E fjalës as të vargut tim Do të luftoja edhe me ferrin E Dantes Të kësaj bote të humbur Në furtuna djajesh Të krisur Si vetë kjo botë. Kam lindur për fjalën Shqipëri Edhe unë Si ti kam lindur Për fjalën Shqipëri Me traditën Për bukuri Sy kaltër Si hyjni Mbrëmje hëne Kur me engjëj Rri Sa herë flas Edhe shkruaj Uroj fjalë Të bekuar Për atdhe Të bashkuar Dhe për miqt Kur na sellin Gjithë freski Vargje,vargje Është kënaqësi Nga secili Cep atdheu Vargu i tyre Si varg Orfeu Eh ,sa vëllëzër e motra Ka atdheu shumë Si Mira,Seli e Joki Shqipëria ka Si lumë Dhe kur poetja Zahide Marije Ukaj Poezi deklamon Nga shpirti i publikut Duarëtrokitjet sa bukur i meriton. Në jam ëndërr a je zë zane Në jam ëndërr A dëgjoj zë zane Ndaj u bëra sy e vesh Mal e fushë malli Eh,si u dogja thellësive të Titanikut Nga humbja e vargut mbrëmë Të fjalës më të bukur poeti Që dikur thuri me shpirt e zemër Sonte nuk e di a dëgjova ndonjë zë zane Vallë në më shndërruan engjëjt në ëndërr kujtimi Të fytyrës plot bukuri hëne e sydielli Po,e dëgjoj si këngë a zë zane E besoj në ringjalljen e vargut tim Në rikthim të fjalës dikur kujtim të dhënë Si besë e shqipeve të trollit dardan Për zotin sa herë u shndërrova në lutje Këtë mbrëmje të bëhem hënë urimi Uratë e zotnave për bashkim vargu Eh,ku ta lë këtë plagë pritjesh Ku fryma ime u bashku me aromë trëndafilash Se sonte u ngjallën yjet qeillit Çdo gjë u shndërrue në engjëllin tim Unë u grita nga shtrati si Gjergj Elez Alia Në isha ëndërr kur të dëgjova si zë zane U fala me zotin për rikthimin e vargut Të fjalës se bukur shqipe E fjalë bese. Që mu bënë prap varg shpirti. JAM KOSOVË (Motiv popullor) Po,po,Jam Kosovë Shqip më thonë andej nga Drenica Shotë dhe Azem Galica Po,po,jam Kosovë Se jam Marije Shllaku Të një fisi e të në gjaku Një flamur na bashkon Të Skëndërbeut zemra si ma don Nuk harrojmë historinë As mbi shpinë kurrë tradhëtinë Eh,Preshevë,Presheva e jonë Pesqind fshatra kah deti Jon Krejtëë shqiptare,Malësi ju thonë Nga dhuna kërkuan liri Ku i dergoj Evropa nuk di Jan pesë milion thuhet në Turqi Pa asnjë emër shqip Pa asnjë gëzim Vetëm lotin e kanë ngushëllim Po,jam Kosvë edhe para Krishti Varg i zbritur nga lutjet Si nuk zbrite Vetem sonte nga qielli A dielli Për pak rreze drite Sa herë të të kërkoja Ta shikoja vargun Se si e shkruan muza ime Eh,ka kohë që bie shi Në ,dhe mbi sytë e mi Pikojnë dritares sime Të errësuar Asgjë nuk shoh Asgjë nuk dëgjoj Kur të kërkova Pak fjalë shërimi Për secilën plagë Shpirti Me vite pa shërim Bulevardeve evrope E senatoriumesh Vetëm sonte Të pash në varg Si ëndërr hëne Më erdhe si ndriqim Udhëve të mia jete Si u bëre yll vargu Liria ime Në fluturim fluturash E shndërruar Në pulëbardhë deti.a turku e para shkjau Se kurr zemra nuk më qau E kam emrin Shqipëri E kam shtetin Dardani Brez pas brezi e mbaj hutën Kurrë armikut sja kam tuten Kemi besë dhe miqësi Mik ma të mirë në gjithësi Zotin lartë e në në tokë Amerikën liri. Rikthimi i fjalës U ktheve me fjalën Për të mbetur varg shpirti U ktheve me vargun Për tu bërë fjalë zemre. U ktheve në lule Për tu bërë aromë jete U ktheve në engjëll Për tu bërë muza ime. U ktheve në rreze Për tu bërë dielli im U ktheve në shi Për tu bërë lotë gëzimi. Eh ky shi Eh ky shi Cilin varg më sjell Ta shkruaj Me sy loti Në njëmijë faqe zemre Ta shkrijë Në miliona dashuri. Eh ky shi Kur mbi mua bie Dhe në ty. Eh ky shi Tek sytë e mi Si më rri Seq më hedh Edhe në lumë A në fortunë deti. Eh ky shi Pse nuk më vjen Kurrë si liri Me buzëqeshje Sa e dëshiroj Herë si dashuri. Eh ky shi Pse vie si pikëllim Diçka më merr Edhe nga shpirti im Eh,ky shi Përse vie si stuhi Çfarë më dërgon Si dhuratë Këtë natë Diku engjëllin Ma rikthen Si rrëfim Vargut tim.
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 20:30:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015