Cila mendësi a botëkuptim do ta sjellë ndryshimin ndër - TopicsExpress



          

Cila mendësi a botëkuptim do ta sjellë ndryshimin ndër shqiptarët? Gjatë tranzicionit, struktura shoqërore e shoqërisë shqiptare ka pësuar ndryshime të thella dhe vazhdon që të jetë duke ndryshuar me shpejtësi marramendëse. Si edhe në drejtime të tjera, edhe në drejtim të strukturës shoqërore, ne jemi një rast mjaft paradoksal. Paradoksi kryesor qëndron tek lidhjet shumë të forta personale, klanore dhe të interesave që nuk i lejojnë shtresat e ndryshme që të formësohen ashtu sic ka ndodhur në të gjithë rastet e tjera. Ngjitësja më e fortë është mendësia katundare që është sunduese në të gjithë shtresat e shoqërisë. Përmes lidhjeve farefisnore, traditës, origjinës, martesave, kulturës, vlerave që vijnë natyrshëm në shoqëri ne trashëgojmë një mendësi katundare të theksuar. Edhe ata që kanë kaluar në përvoja pasurimi, edukimi, formësimi institucional e burokratik, e gjejnë mënyrën që të tradhëtojnë shtratin e mendësisë katundare.
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 19:10:50 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015