Cilat janë 10 vendet më të ndotura në botë! Shëndeti i - TopicsExpress



          

Cilat janë 10 vendet më të ndotura në botë! Shëndeti i qindra miliona njerëzve kërcënohet nga format më të ndryshme të ndotjes për të cilat është përgjegjës vetë njeriu kanë paralajmëruar kështu ekologët të ciët kanë publikuar listën e 10 vendeve më të ndotura të planetit. “Besojmë se shëndeti i më shumë se 200 milionë njerëzve në vendet në zhvillim është kërcënuar nga ndotja”, ka thënë Richard Fuller, drejtor i Institutit Blacksmith. Në përpjekjen për të ndihmuar autoritetet në luftën kundër formave të ndryshme të ndotjes, kjo organizatë amerikane dhe Kryqi i Gjelbër - një organizatë joqeveritare me seli në Gjenevë - kanë përgatitur një listë të dhjetë vendeve më të ndotura në botë, siç është bërë edhe në vitin 2007. Sipas ekspertëve të cilët kanë përdorur studimet e bëra në 49 vende, këto dhjetë vende janë në tetë shtete, nga të cilat tri gjenden në Afrikë . Në Ganë është një deponi e madhe e mbetjeve elektronike në Agbogbloshieu, në periferi të Accras, ku 40 mijë njerëz janë të ekspozuar ndaj ndotjes nga plumbi, merkuri dhe kadmiumi. Organizatat paralajmërojnë edhe për ndotjen e tokës që ndërlidhet me naftën në deltën e Nigerit në Nigeri dhe kontaminimin me sendimentet e plumbit pas shfrytëzimit të minierave, tani të mbyllura në Kabweu, qytetin e dytë më të madh në Zambi. Në listën e zezë janë edhe dy vende në Indonezi. Më shumë se 500 mijë njerëz, si dhe pesë milionë të tjerë janë të ekspozuar në mënyrë të tërthortë, ndaj shumë llojeve të kimikateve (plumb, kadmium, krom, pesticide) që janë hedhur në lumin Citarum afër Xhakartës. Në ishullin Borneo, po ashtu në Indonezi, merkuri është përdorur në miniera ari në provincën Kalimatan, e kjo kërcënon shëndetin e të paktën 225 mijë njerëzve. Rreth 160.000 njerëz janë viktima të ndotjes së kromit në 270 punëtori për përpunimin e lëkurës në Bangladesh, sidomos në Hazaribagh. Dy vende të tilla të kontaminuara janë edhe në Rusi: në Dzerzhinsk, qendër e industrisë kimike, rreth 300 mijë njerëz janë të kërcënuar nga mbetjet e 190 produkteve toksike që gjenden në ujërat nëntokësore. Në Norilsk, në Siberi, ndotja e ajrit për shkak të minierave të nikelit kërcënon po ashtu jetët e 135 mijë njerëzve. Lista përfshin edhe ish-centralin bërthamor të Chernobylit në Ukrainë, ku më shumë se 10 milionë njerëz janë të rrezikuar në aspektin e sanitar, si dhe pellgun Matenza-Riachuelo në Argjentinë, ku rreth pesëmijë fabrika hedhin mbeturinat e tyre në mes të Buenos Airesit dhe Rio de la Platas, duke rrezikuar shëndetin e 20 mijë njerëzve.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 15:54:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015