Cili kualifikohet si profet i vërtetë i Perëndisë? Amos 3:7 - TopicsExpress



          

Cili kualifikohet si profet i vërtetë i Perëndisë? Amos 3:7 “Sigurisht Zoti Sovran nuk bën asgjë pa e shfaqur planin e tij ndaj shërbëtorëve të tij, profetëve”. Myslimanët dhe të krishterët mund të bien dakord me këtë varg prej profetit Amos. Perëndia i përdor profetët për të përmbushur qëllimin e tij mbi tokë. Nëpër kohë individët janë përdorur të profetizojnë ngjarje të veçanta (si p.sh. Miriam, Balaam dhe Sauli në Besëlidhjen e Vjetër dhe Ana në Besëlidhjen e Re, Luka 2:36). Posti i një profeti sidoqoftë është një detyrë e veçantë e dhënë ndaj një personi të caktuar. Shumë prej nesh i dijnë emrat e profetëve të njohur, si Moisiu, Abrahami, Ezekieli, Gjon Pagëzori (Jahja) dhe kështu me rradhë. Myslimanët mund t’i shtojnë listës sonë të profetëve një emër tjetër atë të Muhamedit, të cilin ata besojnë se është më i madhi dhe i fundit nga profetët. Sipas Kuranit, ne lexojmë: (Sura Al Ahzab 33:40) “Muhamedi nuk është ati i ndonjërit prej njerëzve tuaj, por (ai është) Lajmëtari i Allahut dhe vula e Profetëve.” Sot ne duhet të pyesim se si këta burra kanë arritur të kenë pozitën e profetit? Kush ua jep atyre autoritetin për ta quajtur vetveten profetë? Kur ne i shikojmë shkrimet gjejmë se Perëndia përshkruan si kualifikim pozitën e profetit në katër kategori: 1. Profeti duhet të lindet në linjën e profetëve. 2. Ai duhet të flasë në emër të Perëndisë. 3. Mesazhi i tij duhet të jetë i përshtatur ndaj mesazhit pararendës. 4. Duhet të ketë përmbushje të parashikimeve të profetit. T’i vërejmë secilën veç e veç. 2.1.1 Profeti duhet të lindet sipas linjës së profetëve Për fillim, një profet duhet të lindet brenda linjës ose racës së profetëve. Bibla flet në mënyrë të veçantë se cila është kjo linjë. Në Zanafillën 12:1-3, ne shohim se kjo i referohet familjes së Abrahamit (shih edhe Galatasit 3:8) dhe më pas vazhdon përmes Isakut (Zanafilla 17:2,7 7-8, 15-21; 21:10-12; 22:2). Kurani në surën Al’Ankabut 29:27 gjithashtu flet në veçanti për këtë linjë profetike, duke thënë: “dhe ne vendosëm mbi të Isakun dhe Jakobin dhe Ne vendosëm Profetërinë dhe Shkrimin mes farës së tij.” (Gjithashtu edhe sura Al Jatijah 45:16). Ndërsa ne vazhdojmë mbi Zanafillën 25:23; 13-33; 26:1-2 ne gjejmë se aleanca vazhdon te Jakobi 49: 1-4, 8-10 kjo aleancë vazhdon te Juda. Në fakt ndërsa ne vazhdojmë përmes Besëlidhjes së Vjetër ne gjejmë se Perëndia punon mbi tokë duke vazhduar me linjën e Isakut dhe Jakobit. Është vetëm linja e tyre që Perëndia përdor për punën e tij mbi tokë. Edhe në Ligjin e Përtërirë 18, ku Moisiu premton një profet në ngjashmërinë e tij, thotë veçanërisht se profeti do të vijë “prej mesit të vëllezërve të tij” një Izraelit, nga linja e Jakobit. Duke vazhduar këtë temë më tej ne lexojmë te 2 Samuelit 7:4-16 dhe Psalmi 89:35-38 se aleanca e Perëndisë me njerëzimin kalon tek Davidi dhe përfundimisht përmbushet në Jezus Krishtin, 1000 vjet më vonë (shih Mateu 22:42). Askund tjetër në këto pasazhe nuk gjejmë ndonjë linjë tjetër të përmendur ose të njohur si të jetë e zgjedhur për pozitën e profetërisë. 2.1. 2. Profeti duhet të flasë në emër të Perëndisë (JAHVEH ose JEHOVA) Së dyti, një profet i Perëndisë duhet të flasë në emër të Perëndisë, emër unik të cilin ai ua dha krijesave të Tij ta përdorin. Cili është ekzaktësisht ky emër? Tradicionalisht ishte i njohur si “Tetragramaton” (JHVH). Sot ne e shqiptojmë si Jahveh ose Jehova, varet se cilat zanore janë përdorur. Ky është emri i Perëndisë në hebraisht, i zbuluar Moisiut në Malin e Sinait (Dal. 3), duke u përbërë nga katër bashtingëlloret JHVH. Ne nuk e dimë çfarë zanoresh janë përdorur ndërsa kurrë nuk është folur me zë të lartë, për faktin se është mbajtur nga judenjtë si një emër tepër i shenjtë për t’u folur. Në Eksodin 3:1-6, 13-15, ku Perëndia i flet Moisiut nga një shkurre që digjej, ne gjejmë Perëndinë duke e prezantuar veten e Tij si “Unë Jam-i”, që në hebraishte do të thotë “JAHVEH,” ose në anglishte “I AM”. Kjo është shumë domethënëse. Çfarë Perëndia po thotë këtu është se ky emër ka kuptimin e vetekzistencës së tij, që nuk varet nga askush tjetër. Të qenurit vetë ekzistues, Ai nuk mund të jetë vetë i mjaftueshëm, por i gjithëmjaftueshëm. Askush nuk mund të shpallë të jetë vetekzistent por vetëm Perëndia dhe askush tjetër. Perëndia vazhdon duke thënë se “ky është emri im përjetë” duke lënë të kuptohet se ky është emri i tij i përjetshëm, emër të cilin vetëm Perëndia mund ta marrë për veten e tij, dhe emri nga i cili judenjtë do ta njihnin atë në Egjipt. Shih Ps. 72:17-19 dhe Zbulesa 1:8,17). Dikush mund të kuptojë tash në Palestinë pse judenjtë ishin të inatosur shumë kur Jezusi e quajti veten “Unë Jam” te Gjoni 8:24; 58. Natyrisht ata morën gurë për ta vrarë atë, ndërsa ai kishte guxuar të merrte këtë emër të vetë Perëndisë dhe kjo ishte blasfemuese, një mëkat që meritonte dënimin me vdekje duke u gjuajtur me gurë. Myslimanët nuk janë shumë të njohur me kontekstin historik të këtij emri, as edhe domethënien e kuptimit, prandaj ata qeshin kur dëgjojnë Jezusin t’i referohet vetes së tij si “Unë Jam-i” te Gjoni 8. Do të ishte ndihmuese t’i merrnim ata tek Eksodi 3, pasazhi i shkurrës që digjej, përderisa është një histori e cila ekziston edhe në Kuran. Nëse do të merrnim një paraqitje të emrave të Perëndisë të gjetura në Bibël dhe në Kuran ne do të gjejmë një tjetër kontrast interesant. Emri i përgjithshëm për Perëndinë në hebraisht është Elohim, i cili përmendet 2550 herë. Në Arabisht është Allah. Emri i përshkruar i Perëndisë në hebraisht është Adonai, që do të thotë Zot dhe përmendet vetëm 340 herë. Në arabisht fjala ekuivalente është Rabb. Por emri specifik dhe personal në hebraisht për Perëndinë, emri të cilin Perëndia vetë i kërkoi Moisiut të përdorë kur t’i referohej atij, si JAHVEH, që do të thotë “Ai që është”. Emri përsëritet 6823 herë vetëm në Besëlidhjen e Vjetër! Shiheni për veten tuaj. Jahveh mund të identifikohet thjesht në shumë gjuhë çdoherë fjala “Zot”. Të gjithë këta profetë biblikë të hershëm flasin për Perëndinë që përdor këtë emër. Sidoqoftë, ky është emri që myslimanët shpallin të jetë gjuha që Perëndia flet.RS
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 23:07:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015