Cilës duhet ti japim përparësi: Martesës apo - TopicsExpress



          

Cilës duhet ti japim përparësi: Martesës apo Shkollimit? Pyetje:Shejh,në vendet tona është përhapur një traditë! Prindërit refuzojnë që ti martojnë vajzat apo djemtë e tyre përshkak të plotësimit të mësimit, përfundimit të shkollës së mesme,apo edhe fakultetit! Çfarë thotë feja islame në lidhje me këtë veprim nga ana e prindërve tanë, është në rregull ky veprim apo jo !? Përgjigja:Subhanallah! Ky veprim është në kundërshtim të plotë dhe të qartë me urdhërinë dhe udhëzimet e Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem! E themi këtë sepse Muhamedi, -sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!-, ka thënë: ” Nëse ju kërkon për martesë ai që ju e pëlqeni fejën dhe edukatën e tij,martojeni, sepse përndryshe do të ndodhin trazira dhe përçarje në tokë”.1 Gjithashtu hadithi tjetër: “O ju të rinjë kush ka mundësi nga ju le të martohet”.2 Dhe në fund: Këshilla ime për të rinjët dhe të rejat është që të martohen dhe mundësishtë të vazhdojnë shkollimin për aq vite sa i kanë mbetur. Allahu është më i dituri!. Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-. Përzgjodhi dhe përshtati : Suad Shabani Medine, 13.04.2013 1.Transmeton imam Tirmidhiu. 2.Transmeton imam Buhariu.
Posted on: Wed, 26 Jun 2013 06:17:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015