Citim: IRJM: Ministri Bajrami vizitoi romët, anashkaloi - TopicsExpress



          

Citim: IRJM: Ministri Bajrami vizitoi romët, anashkaloi shqiptarët Shqiptarët e Manastirit kanë mbetur me gojë të hapur dhe të shqetësuar nga anashkalimi i bërë nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami. Ka qenë kreu i shoqatës “Kongresi i Bashkimit”, Fërgim Demiri që ka drejtuar shqetësimin publik nëpërmjet një letre publike drejtuar agjencise se lajmeve INA. “Kështu ndodhi dhe me takimin e datës 29 tetorë kur Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami vizitoj Manastirin. Ai, mblodhi guximin që me sugjerimin e kryetarit të komunës së Manastirit e vizitoi lagjen rome në qytet, e nuk gjeti për arsye që ta pyeste kryetarin e komunës, pse nuk i sugjeron ai që t’i vizitonte dhe shqiptarët e këtij qyteti. Po të ishte arsyeja se këta të parit (romët) ishin të varfër dhe të diskriminuar vetëm ata, ajo aspak nuk pinë ujë, sepse shqiptarët në këtë komunë aspak nuk janë në gjendje më të lakmishme. Bile, Ministri të ishte takuar me njerëzit e tij të partisë që i ka këtu në Manastir. Por as kjo nuk ndodhi për fat të keq”, ka theksuar në reagimin e tij, një nga aktivistët e shquar të kësaj treve, Fërgim Demiri. Sipas tij, çka duhet të mendojnë shqiptarzinjtë e Manastirit për këtë mospërkrahje e mospërfillje që po u ndodh nga politikanët e vet. “Duhet të heshtin, t’i arsyetojnë gabimet e tyre, ose duhet që t’ denoncojnë në të ardhmen. Kjo u mbetet vet atyre që t’i pastrojnë dilemat rreth këtyre devijimeve që po ua bëjnë ‘politikanët shqiptar’. Ndoshta do të vetëdijesohen për lëshimet që po i bëjnë gjatë votimeve parlamentare, se edhe ata kanë tru dhe mend që t’i logjikojnë e gjykojnë veprimet e mbrapshta të të zgjedhurve të vet”, ka theksuar Demiri. Siç bën të ditur, shumica e shqiptarëve, që gjenden në situatë të rëndë ekonomike e ekzistenciale, nuk janë në gjendje të vinë deri te e drejta për shfrytëzimin e ndihmave sociale që u takojnë me ligj. “Ministri, as që i ka konsultuar ndonjëherë ata të qendrës sociale në Manastir se si qëndron situata me nevojtarët shqiptar të këtij qyteti. Ai, vetëm erdhi, u fotografua me kryetarin e komunës, as që interesoi vallë aty ka ndonjë gazetar shqiptar, shkoj në drekë me Drejtoreshën e qendrës sociale dhe me Kryetarin e Komunës së Manastirit, dhe iku për në Shkup. Aferim bre zotëri Ministri!”, ka theksuar kreu i shoqatës shqiptare “Kongresi i Bashkimit” në Manastir. (INA) ina-online.net/Default.as...a7ccc0760&ln=3
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 15:59:25 +0000

Trending Topics



express.com/But-which-of-them-has-stood-in-the-council-of-the-Lord-to-see-or-topic-10202704008710771">But which of them has stood in the council of the Lord to see or

Recently Viewed Topics




© 2015