Cristiano Ronaldo i dërgoi këtë javë një letër policisë së - TopicsExpress



          

Cristiano Ronaldo i dërgoi këtë javë një letër policisë së Majemit ku i kërkon rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj 20-vjeçarit shqiptar, Ronald Gjoka. 20-vjeçari shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara dhe tifoz i madrilenëve, përfitoi nga takimi miqësor Real Madrid-Chelsea gjatë verës, për të hyrë në fushë dhe për të përqafuar idhullin e tij. Përqafimi përfundoi në kohën kur në fushë u fut policia që arrestoi të riun shqiptar. Por realizimi i ëndrrës për 20-vjeçarin shkaktoi më shumë telashe nga sa ai mund të mendonte. Policia ngriti akuzat ndaj tij për prishje të rendi publik. Si dënim, i riu shqiptar rrezikon që pas përfundimit të kolegjit të rikthehet në Shqipëri. Por i vënë në dijeni për këtë fakt, Ronaldo ka dalë në mbrojtje të tifozit të tij të zjarrtë. Asi portugez në letrën e tij u kërkon autoriteteve amerikane që të falin shqiptarin dhe ta lejojnë atë që të vazhdojë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara. “Kuptoj situatën tuaj dhe rëndësinë e zbatimit të ligjit, por me respekt të thellë ju kërkoj të rishikoni vendimin dhe të hiqni akuzat kriminale ndaj të riut”, thuhet në letër.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 22:17:15 +0000

Trending Topics



http://www.topicsexpress.com/KOMENTAR-KOMENTAR-KOMENTAR-KOMENTAR-KOMENTAR-KRITIKA-DO-topic-659755464068915">KOMENTAR! KOMENTAR! KOMENTAR! KOMENTAR! KOMENTAR! KRITIKA DO
Yarmouk Palestinian refugee camp, #Damascus, 22-09-2014: This
To the Jacksonville 19: I assure you that the Black Lawyers for
KUT from the Kloth Natalie Drawstring Bermuda HKWK7EZ8B - DFG9JI9X
Name: Kirito Age: 21 Position: seme Bio: he was raised a
Black Friday Deals ** Dri- It CA-00-02 Moisture Absorber
"Dintr-o cauză asumată până de curând mai ales de
James Top Productions in associations with Astor Row Cafe

Recently Viewed Topics




© 2015