Crregullimet Psikologjike dhe Psikiatrike ---- Venis - TopicsExpress



          

Crregullimet Psikologjike dhe Psikiatrike ---- Venis Çrregullimet psikologjike-psikiatrike karakterizohen nga grupime simptomash karakteristike,të cilat zgjasin për një periudhë të caktuar kohore. Këto crregulime nuk vijnë si pasojë e një sëmundje tjetër mjekësore dhe dëmtojnë dukshëm funksionimin individual, familjar, në profesion dhe në shoqëri.Disa nga Çrregullimet më të shpeshta qe hasen ne praktiken klinike janë si më poshtë vijon: ÇRREGULLIMET E ANKTHIT Çrregullimet e ankthit janë çrregullimet ne te cilat tipar mbizotërues është ankthi i vazhdueshëm dhe i papërballueshëm,që ndikon dukshëm në funksionimin e individit në të gjitha fushat e jetës. Çrregullimeve e ankthit klasifikohen si çrregullimi i panikut, agorafobia, fobitë specifike, fobia sociale, çrregullimi i stresit post traumatik, çrregullimi i ankthit i përgjithshëm dhe çrregullimi Obsesiv-kompulsiv. (shënim: konsensusi i specialistëve është që në manualin e ri diagnostik çrregullimi obsesiv-kompulsiv të mos klasifikohet më në kategorinë e çrregullimeve të ankthit, por një një grupim tjetër që do të quhet Spektri OCD ( Obsesiv-Kompulsiv) sepse ankthi ne OCD është pasojë dhe jo shkaktari. Çrregullimi i panikut: është gjëndje që karakterizohet nga shpërthime të papritura dhe intensive ndjenje frike të papërshtatshme, sikletosje që karakterizohet me shumë nga simptomat e mëposhtme si; rrahje të shpejta zemre, dridhje, shkurtim i frymëmarrjes dhe ndjesia sikur nuk mbushesh me frymë, frymëmarrja bëhet sipërfaqësore, marrje mendsh, dhimbje gjoksi, etj. Simptomat ndonjëherë duken aq të rënda, saqë individi beson se ai po kalon një krizë zemre. Agoraphobia: gjëndje që karakterizohet nga : frikë dhe shpesh shmangje e situatave dhe vendeve të hapura publike. Individi ka bindjen se e ka të pamundur largimin nga këto vende dhe ndihma është pothuajse e pamundur. Agorafobia shpesh herë është simptomë e një çrregullimi paniku, nëse ataket e panikut janë të rënda deri në masën e shmangies së këtyre ambjenteve. Fobi specifike: e quajtur ndryshe "fobia e thjeshtë" është frikë dhe shmangie ndaj situatave, vendeve ,objekteve ,kafëshëve apo insekteve të caktuara.Diagnostikimi i këtyre fobive bëhet kur dëmtojnë ndjeshëm funksionimin si rezultat i shmangjes. Çrregullimi obsesiv-kompulsiv karakterizohet nga obsesione (mendimet apo “fiksime ” të pakontrollueshme) dhe kompulsione (veprime që reduktojnë obsesionet). Këta shkaktoojnë shqetësim dhe bëhen pengesë e theksuar në funksionet e jetës së përditshme të personit. individët harxhojnë shumë kohë me mendime dhe veprimet e tyre kompulsive , që vazhdojnë kundër dëshirës së tyre .Shembull tipik është kompulsioni i larjes së duarve disa herë në ditë, si rezultat i mendimit se mund të ndotet nga kontaktet fizike me njerëz apo objekte të ndryshëm. Çrregullim i stresit post traumatik (pas traumës) ndodh vetëm pas një personi ka kaluar një ngjarje tragjike ku jeta e tyre ka qenë seriozisht e kërcënuar. Shembujt më të zakonshme janë të luftërat, fatkeqësitë natyrore, aksidentet e rënda apo pasojat e abuzimeve . Karakterisohet nga një frikë e fortë ndaj këtyre situatave , shmangien, rikujtim të ngjarjes, parafyrime dhe ankthit i shtuar saqe ndikon fuqishëm në funksionimin e tyre Çrregullimi i ankthit të përgjithshëm : është ankth ekstrem gjithëpërfshirës , në çdo pjesë të jetës së individit, duke e penguar individin në mënyrë ekstreme në jetën dhe aktivitetet e përditshme. ÇRREGULLIMET E HUMORIT Karakteristikë e çrregullimeve të humorit ështe se këto gjëndje karakterizohen nga një humor mbizotërues dhe i zgjatur. Disa nga rregullimet kryesore te humorit jane: Çrregullimi depresiv madhor : i njohur si depresioni klinik, karakterizohet me humor depresiv , humbje e interestit për aktivitetet të cilat dikur i jepnin kënaqësi dhe motivim, rënje ose shtim në peshë, probleme serioze me gjumin si pagjumësi ose gjumë i tepërt, debulesë dhe lodhje e theksuar trupore , vështirësi në përqëndrim, ndjenja e vazhduar fajsie e pabazuar e vetvetes dhe humbje e shpresës për të ardhmen. Në disa raste pacientët kanë mendimin se jeta nuk ja vlen më të jetohet dhe kanë mendimin e vdekjes së afërt ose për ti dhënë fund jetës .Shumë nga individët depresive manifestojnë mendime për vetëvrasje. Mendimet e vetëvrasjes janë një urgjencë mjekësore që duhet vlerësuar maksimalisht Çrregullimi distimik :është një formë më e lehtë e depresionit që vazhdon për një periudhë kohore prej mëse dy vitesh dhe dëmtimi i funksioneve të individit është më i lehtë se sa në depresionet madhore. Çrregullimet bipolare: të njohura dikur në sistemet e vjetra diagnstike si çrregullimi maniako-depresiv, karakterizohet nga periudha luhatjesh humori që kalon në dy ekstremet: humor shumë i lartë dhe i pakontrolluar i quajtur mani dhe ekstremi tjetër me humor depresiv. çrregullimet bipolare janë disa llojesh dhe në varësi të tyre përcaktohen dhe strategjitë e mjekimit përkatës. DEMENCA DHE ÇRREGULLIMET E TJERA NJOHËSE Simptomet kryesore të këtyre çrregullimeve të përfshijnë ndryshime të rëndësishme në kujtesë. Ne Demencë hasen dëmtime kryesisht në kujtesën e afërt (të ngjarjeve të reja).Ndërsa delirimi mund të ndodhë për shkaqe akute,si psh nga helmimet nga alkoli, substancat toksike apo drogat. ÇRREGULLIMET QË SHKAKTOHEN NGA NJË SËMUNDJE TJETËR MJEKËSORE Simptomet si ankthi, depresioni, nervoziteti, pagjumësia etj mund të jenë edhe pasojë e drejtpërdrejtë e një sëmundje tjetër.Psh çrregullimet që rrjedhin nga një sëmundje tjetër si diabet, sëmundjet e Tiroides etj, klasifikohen në këtë kategori sipas shkaktarit.Në këto raste mjekohet së pari shkaku primar i shqetësimit. ÇRREGULLIMET QË SHKAKTOHEN NGA SUBSTANCAT Ka dy grupe çrregullimesh që klasifikohen në këtë kategori: drogat dhe substancat e tjera Karakterizohen nga dy element të rëndësishmë :abuzimi ndaj drogës apo substancës dhe Varësia nga drogat apo substancat.Abuzimi nga përdorimi i nje substance , konsiderohet përdorimi i vazhdueshem,sistematik dhe me një ndikim negativ në jetën e individit. Kur rritet sasia e lëndës së përdorur kemi të bëjmë me fenomenin e tolerancës. Individi vazhdon të marrë drogën apo substancën, pavarësisht nga demtimet qe peson apo dëshira për të lënë. Përveç kësaj një element tjetër për tu vlerësuar tek këta individë, janë dhe simptomat që shkaktohen nga nderprerja e menjëhershme e tyre si psh: ankthi, dhimbja e kokës, nervoziteti, mungesa e përqëndrimit amnezi, konfuzioni deri në gjëndje më të rënda si delirium.Prandaj eshte shume e rendesishme konsultimi me specialistin, per te minimizuar efektet e padeshirueshme te abuzimit, tolerances apo nderprerjes se menjehershme. ÇRREGULLIMET PSIKOTIKE DHE SKIZOFRENIA Psikozat janë çregullime, në themel të të cilave qëndron aftësia e dëmtuar për të dalluar realitetin nga fantazia.(aftësia për të testuar realitetin objektiv). Psikozat karakterizohen me papërshtatshmëri të sjelljes dhe gjykimit në situata të zakonshme sociale. Shumë individë, kanë një tërheqje të dukshme nga aktivitetet shoqërore dhe një topitje emocionale ose mospërputhje të emocioneve. Psikozat mund të jenë kalimtare ose të qëndrueshme në kohë. Psikoza më ekstreme është Skizofrenia , sëmundja më e rëndë dhe më invalidizuese në fushën e shëndetit mendor. Çrregullimet psikotike, mund të jenë të natyrës akute, por mund të jenë përkohësisht pjesë e një crregullimi tjerët si psh; Depresionet psikotike. Evidentimi i hershëm i psikozave, është shumë i rëndësishëm për suksesin e trajtimit të tyre me barna. ÇRREGULLIMET SOMATOFORME ( ÇRREGULLIMET TRUPORE PA SHKAK REAL) Janë Çrregullime me ankesa të shumta trupore, por që në realitet nga ekzaminimet laboratorike dhe ekzaminimet e ndryshme, rezulton të mos ketë asgjë organike që të japin të dhëna mbi ndonjë sëmundje. Çrregullime më kryesore diagnostikohen si : Çrregullimi i somatizimit : karakterizohet nga simptoma te përgjithshme ose te paqartë dhimbjesh dhe ankesash trupore si psh : dhimbje barku, dhimbje seksuale, probleme gastrointestinale , simptoma neurologjike etj .Simptomat e mësipërme nuk kanë asnjë bazë reale. Të gjitha analizat dhe ekzaminimet rezultojnë normale. Çrregullimi i dhimbjes: janë dhimbje të rëndësishme dhe të forta që zgjasin për periudha të caktuara kohe Hipokondritë: çrregullim që karakterizohet nga frikë e rëndësishme dhe e vazhdueshme se mos individi ka sëmundje mjekësore të rënde dhe të rrezikshme për jetën, pavarësisht se kjo nuk është e vërtetë. ÇRREGULLIMET SEKSUALE Janë çrregullime që lidhen me seksualitetin, që përfshijnë të gjitha çrregullimet që nga funksionimi ,deshira dhe konfuzioni i individit në lidhje me identitetit e tij gjinior. Disfunksionet seksuale- klasifikohen nga mungesa e fantazise apo dëshirës për aktivitet seksual, neveri ose shmangie e aktivitetit seksual, paaftësia ose pamundesi për të realizuar komplet aktivitetin seksual psh: lubrifikim i përshtatshëm te femrat çrregullimi i orgasmës tek meshkujt dhe te femrat , vonesa ose mungesa e orgazmës , derdhje e parakohshme e spermës etj. Parafilitë disa parafili me të shpeshta janë: pedofilia- forma më e rëndë që ka të bëjë me fantazi dhe ngacmime seksuale ndaj fëmijëve . fetishizmi -fantazi seksuale intensive dhe sjellje që lidhen me objekte , mazokizmi seksual- fantazi seksuale intensive që sjelinl kënaqësi nga dhunë gjate akti seksual. etj. çrregullimi i identitetit gjinor: -karakterizohet nga identifikim i fortë dhe i vazhdueshëm me seksin e kundërt dhe besimin se individi i përket në të vërtetë gjinisë së kundërt etj. ÇRREGULLIMEVE Të NGRËNJES Ka dy lloje të çrregullimeve të ngrënjes : anoreksia Nervore dhe Bulimia nervore anoreksia nervore: karakterizohet nga nga frika e humbjes së kontrollit mbi peshën ose frika nga dhjamosja(obeziteti) Bulimia nervore : ngrënje te babëzitura e sasive të mëdha të ushqimit dhe eliminimi i ushqimit me të vjella të provokuara vete ose përdorimi i laksativëve, periudha e agjërimit dhe dieta shumë strikte apo ushtrime gjimnastikore raskapitëse. ÇRREGULLIMET E GJUMIT përfshijë të gjitha anomalitë që lidhen me gjumin Klasifikohen në dy kategori të mëdha: disomnitë dhe parasomnitë. Disomnitë: Çrregullime që kanë të bëjnë me sasinë, cilësinë e gjumit si psh -paaftësiapër të fjetur ose reduktimi i aftësinë për të fjetur, hipersomnia ose gjumi i tepërt dhe narkolepsisa me atake të parezistueshme gjumi kryesisht gjatë ditës. Parasomnitë : çrregullimie që kanë të bëjnë me sjelljen gjate gjumit,endrrave jashtëzakonisht të frikshme, somnabulizmi etj. ÇRREGULLIMET E PËRSHTATJES Janë çrregullime që karakterizohen nga mospërshtje ndaj situatave të reja jetësore dhe manifestohen me simptoma ankthi, simptoma depressive apo simptoma të sjelljes. ÇRREGULLIMET E KONTROLLIT TË IMPULSEVE në këtë kategori klasifikohen çrregullimet që kanë element mbizotërues vështirësinë ekstreme apo dështimin për të kontrolluar sjelljet impulsive , pavarësisht nga pasojat negative që mund ti sjellin individit. Kleptomania (vjedhje të objekteve që nuk janë të nevojshme), Çrregullimi eksploziv është dështimi për të rezistuar impulseve agresive duke për sulme të rënda ose shkatërrime të pronës, Piromania kënaqësi apo lehtësim të tensionit nga zjarrvënjet Kumari patologjik : impulse të papërballuehme për të lozur kumar ÇRREGULLIMET E PERSONALITETIT Çrregullimet e personalitetit janë modele të qëndrueshme mendimi, ndjenjash dhe sjelljeje, që fillojnë në fëmijërinë e hershme dhe mbeten dhe në moshën e të rriturit. Çrregullimet e personalitetit klasifikohen në10 grupe dhe emërtohen në bazë të tiparit dallues: Personaliteti paranoid: ka karakteristikë mosbesimin dhe dyshimin, Personaliteti skizoid: ka karakteristikë kufizimin e emocioneve Personaliteti skizotipal : i kufizuar ne marrëdhënie e ngushta dhe ka mendime dhe sjellje të çuditshme, Personaliteti antisocial : model sjellje që karakterizohet nga mosrespektimi dhe shkelja e të drejtave të të tjerëve dhe mungesa e ndjeshmërise. Personaliteti kufitar ka në themel të tij mungesen e stabilitetit në marrëdhëniet personale Personaliti histrionik ( ose histerik) karakterizohet nga emocione të tepërta dhe teatrale dhe nevojë për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve me çdo kusht Personaliteti shmangës: ka vetëvlerësim te ulët për vetveten dhe mbindjeshmëri ndaj kritikave. Personaliteti narcisistik: është modeli karakteristik i madhështisë dhe vetëvlerësimit të tepruar si dhe nevojës për admirim. Personaliteti obsesiv-kompulsiv: model i qëndrueshëm sjelljeje tipike ka karakteristikë prokupimin me pastërtinë, kontrollin dhe rregullsinë deri në përsosmëri. Në Manualin e ri diagnostik, DSM V, që pritet të futet në përdorim në vitin 2013, është menduar që të klasifikohet në një grupim tjetër të quajtur : spektri i OCD-së.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 18:06:05 +0000

Trending Topics



�� December 8th,
Holiday Gift Set Of Real Skin Latin Pussy and Ass And a Pocket
被 hollywood 选中有机会和 chris hemsworth (thor)
MISSING TEENS: Kentucky State Police in Ashland are asking for

Recently Viewed Topics




© 2015