Ctju them? e keputa nje shkrim dje te Shqiptarja Erion - TopicsExpress



          

Ctju them? e keputa nje shkrim dje te Shqiptarja Erion Kristo Profesionet e parregulluara të kamerierit dhe taksistit Një nga mangësitë më të mëdha të politikës shqiptare është fakti se ajo është kaq e ndërlikuar, sa për ta shkoqitur duhen me dhjetëra analistë dhe me mijëra shkrime çdo vit. Produkti i harxhimit të kohës publike vetëmse me politikëështë i qartë: nuk kemi ndritur as politikën, e as politika nuk na ka ndritur. Një zgjidhje e mirë do të ishte që kamerat publike t’i heqim nga shpina e politikës e t’i vendosim në ballë të problemeve të mahisura sociale. Andaj, sot do të merremi me dy profesione, që në vetvete janë shumë të rëndësishme, ngase kanë të bëjnë të dyja me shërbimin, sepse edhe kamerieri edhe taksisti na shërbejnë drejtpërsëdrejti. Cilësia e këtyre shërbimeve lë shumë për të dëshiruar. Shpesh na duket vetja si gogël në duart e këtyre dy profesionistëve, që kanë shumëçka, porse diçka profesionale brenda vetes së tyre zor se mund të gjejnë.Është e ditur se kamerierë bëhen gjithë djelmoshat e papunëe të paprofesion, ndërsa taksistë bëhen gjithë mesoburrat e papunë e e të paprofesion, duke harruar me ose pa dashje se këto dy profesione ngërthejnë shumë dije brenda vetes. Dhe pikërisht këto dy profesione na përballin me ofertën tonë turistike: ajo çfarë jemi në gjendje realisht të ofrojmë si komb në fushën e turizmit, sepse përgjithësisht, të udhëtuarit dhe të ushqyerit është një aspekt me të cilin çdo turist përballet medoemos. Dhe nëse marrim në konsideratë shifrat shumëmilionëshe të turistëve, atëherë qartësohet edhe më saktë se sa i madh mund të jetë dëmi i shkaktuar nga pavëmendja shtetërore e publike kundrejt këtyre dy profesioneve, qënuk shfaqen si shërbesëtare. Por nëse ne jemi mësuar të jetojmë në një vend ku torturimi është sport kombëtar, të huajt nuk kanë përse të detyrohen doemos të përjetojnë të njëjtat tortura me ne. Le të marrim profesionin e taksistit.Shumica e njerëzve u thërret taksixhi, duke treguar përnjëherë qëndrimin tonë kundrejt tyre. Shumica e automjeteve që qarkullojnë me pamje të verdhë, nuk kanë parametra cilësorë, janë të vjetër, me probleme serioze të funksionimit jo vetëm motorik, por edhe të faciliteteve të tjera që duhet të ofrojë shërbimi. Shpesh çuditesh me vetveten se si mjete të tilla marrin viston nga autoritetet e kontrollit teknik të automjeteve, aq më tepër kur kyshërbim tashmëështë në dorën e të huajve. Taksistët përgjithësisht nuk i gjen brenda taksive të tyre: duhet të presësh sa të dalin nga lokalet. Nuk u mungojnë aftësitë e të folurit, po shumica e tyre nuk ja thonë për gjuhë të huaja; muzika që vendosin në automjetet e tyre është krejt e degraduar; lënë dritaret hapur; të bezdisin veshët me radiot e tyre me zërin në maksimum; pinë duhan ndërsa ngasin; mjetet e tyre ndonjëherë kanë aromë të mirë, po ata vetë e kanë të vështirë të kenë aromë më të mirë se sa automjeti, përvec rasteve kur aroma e tyre është aromë rakie shqeto; nxitojnë si dreqi edhe kur ua thua shprehimisht të ecin ngadalë nëpër trafikun e rënduar, ngase nuk e kanë hallin te shpejtësia e shërbimit, po sepse e quajnë të përfunduar një marrëveshje biznesi sapo dikush hyn në taksi, dhe rendin për te udhëtari tjetër imagjinar, që ende ska dalë në rrugë, për ta kapur; aparatet matëse të instaluara me aq zhurmë e bujë, nuk funksionojnë; e ngasin makinën keq dhe shkelin rregullat e qarkullimit, gjoja në emër të klientit; asnjëherë nuk është e qartë se sa është tarifa që duhet paguar – ajo varet nga vetë taksisti: e njëjta distancë asnjëherë nuk paguhet njëlloj për taksistë të ndryshëm; janë të informuar për politikën dhe të shqetësuar për hallet e tyre, po nuk dinë se si të veprojnë për t’i zgjidhur bashkërisht këto halle; kanë një sindikatë, po përgjithësisht nuk paguajnë për të dhe veç presin prej saj. Kuptohet, se brenda këtij përshkrimi ekzistojnë të gjitha përjashtimet e mundshme, që nga taksistët e përkryer, te mjetet e reja, te sjellja e shkëlqyer rrugore, e kështu me radhë. Ideja se gjithkush që ka një makinë, mund të bëhet taksist, është një ide që duhet shkulur nga rrënjët. Edhe fakti i numrit të kufizuar të licencave, ka lejuar lulëzimin e tregut të taksive pirate: një shqetësim i rëndë për vetë taksistët, i pazgjidhur nga asnjë administratë bashkiake apo qeveritare. Është njëlloj sikur përballë komisariatit të policisë të jetë po aq funksional komisariati i kriminelëve.Dikush duhet ta ndalë këtë vjedhje që bëhet në kurriz të taksapaguesve. Por dikush, brenda sindikatës apo brenda organeve kompetente, mund të vendosë disa standarde për ta rregulluar këtë profesion, me një mijë probleme (përmendim këtu faktin se shumë taksistë janë vrarë gjatë shërbimit, nga kriminelë të rëndomtë). Tashmë t’i kthehemi profesionit të përkryer të kamerierit.Është nga profesionet më të papaguara dhe më të pambështetura në vend. Është turpi ynë më i madh, sepse ne si popull i jemi kushtuar çështjes së madhe të pasurimit të popujve të Amerikës Latine, duke u bërë xhiro shumë të madhe të kafes për frymë popullsie. Po ndërkohë që e kemi ndarë mendjen të kemi rrjetin më të madh në botë tëlokaleve, të cilat shpesh janë super të investuara, nuk e kemi ndarë mendjen se kujt ja lëmë në dorë këtë pasuri. Kamerierët tanë janë të gjithë një prerje. Nëse ndokush ka dyshime, mund të bëjë një vizitë në Vlorë dhe do të bindet. Po edhe për këtë nuk ka nevojë.Ne të gjithë jemi pre e kamerierëve dhe e mendësisë së tyre prej dhunuesi.Shqipëria mund të quhet si vendi ku të dhunon kamerieri.Kjo është e rëndë, sepse kamerieri është ai që të shërben, ai që të miklon, ai që kënaq.Por ndodh krejt e kundërta. Keqkuptime pa fund me kujtesën e kamerierëve, që ka qëlluar përgjithësisht e metë. Edhe aty ku dikush mban shënim me letër, përsëri keqkuptimi mbretëron. Dhe nga keqkuptimi lind pakënaqësia, pakënaqësi që klienti e paguan me të holla. Kamerieri në vendin tonë merr përsipër të jetë shkatërrues kënaqësie.Edhe ai shfaq vese të njëllojta si me taksistin. Në mënyrë urgjente duhet të fillojë përgatitja për vitin e ri turistik. Qeveria e re nuk duhet të humbë asnjë minutë kohë, që vitin tjetër përgatitjet për turizmin të fillojnë që në gusht e nga një grusht.Ka institucione prestigjioze që mund të bëjnë certifikimin dhe edukimin e kamerierëve, njëlloj sikurse provimi i shtetit për mësuesit dhe dentistët.Duhet të kemi një standard shërbimi që duhet të vendoset në të gjithë territorin dhe që nuk ka të bëjë vetëm me veshjen, por dhe me manierat.Ky shërbim ekziston, ka kurse, thjesht duhet të bëhet imperativ. Kamerieri duhet të ketë licencë për të punuar.E njëjta gjë duhet të ndodhë me taksistët.Licensat jepen, po licensat edhe mund të hiqen, nëse shërbimi lë për të dëshiruar.Fillesat e para serioze janë kompanitë e reja të taksive, që janë shfaqur gjithandej nëpër Tiranë.Ato ofrojnë një shërbim tejet cilësor, edhe në aspektin financiar, edhe në aspektin kohor, edhe në cilësi shërbimi.Kjo risi duhet të mbështetet. Tekefundit jetojmë në shoqërinë e meritave, sepse kështu duhet të jetëshoqëria e konkurrencës.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 18:38:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015