Dëshira për ta standardizuar intelektin njerëzor është e pamundur po aq sa dëshira për t’i bërë njerëzit fizikisht të ngjashëm sepse është pikërisht dallimi i vlerave, mendimeve, përqasjeve ai që e përbën madhështinë e mozaikut njerëzor. Ata që botën e kundrojnë bardh e zi, ndiejnë neveri nga shumëngjyrshmëria e botës. Uniformimi i ushtarëve me të njëjtat rroba nuk domethënë edhe trimëri, gadishmëri dhe shkathtësi e shkallës së njëjtë për të gjithë ushtarët, prandaj formën pa përmbajtje të urtët e kanë krahasuar me shpatën prej druri e cila sado që së jashtmi mund ta kënaq syrin, në rast përdorimi nuk e arsyeton pamjen e saj.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 10:27:15 +0000
Trending Topics
Recently Viewed Topics
© 2015