DALJA E GRAVE PËR TË FALUR BAJRAMIN Pyetje: A u lejohet grave - TopicsExpress



          

DALJA E GRAVE PËR TË FALUR BAJRAMIN Pyetje: A u lejohet grave që të dalin për të falur namazin e Bajramit? Përgjigje: Dalja e grave për të falur namazin e Bajramit është sunnet i fortë, pasi transmetohet se Ummu Atije, një nga bashkëkohëset e Profetit, ka thënë: "Ditën e Bajramit, urdhëroheshim që të dilnim që të gjitha, bile edhe vajzat e reja bashkë me gratë me menstruacione dhe thoshim tekbiret e luteshim së bashku me të tjerët, duke shpresuar tek begatia dhe pastërtia e asaj dite." {Transmeton Buhari dhe Muslimi} Në një transmetim tjetër thuhet: "Ditën e Bajramit, Profeti (paqja qoftë mbi të) i nxirrte vajzat e reja, plakat dhe gratë me menstruacione për të falur namazin. Gratë me menstruacione qëndronin mënjanë dhe ndiqnin namazin dhe lutjet e muslimanëve." Njëra prej grave tha: "O i Dërguari i Allahut, disa gra nuk kanë rroba të mjaftueshme."34 Ai ia ktheu: "Le të mbulo-het me rrobën e shoqes së saj." Mirëpo nuk duhet të harrojmë se gratë nuk duhet të vënë erëra të mira apo të zbukurohen dhe njëkohësisht duhet të qëndrojnë larg burrave. Ibn Xhibrini
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 21:08:16 +0000

Trending Topics



"http://www.topicsexpress.com/Gator-15-Microphones-Road-Case-G-TOUR-M15-Holiday-and-topic-866904226676298">Gator 15 Microphones Road Case (G-TOUR M15) # Holiday and
CHAIRMAN JOLOKA IN A HOT SEAT—Independent Election Commission
Insurance Sales Agents in Cairo are required for one of the most

Recently Viewed Topics




© 2015