DARDANIA STREETBALL KOSOVA 2013 CHE BAR KAMPIONE E KOSOVËS NË - TopicsExpress



          

DARDANIA STREETBALL KOSOVA 2013 CHE BAR KAMPIONE E KOSOVËS NË STREETBALL Një prej edicioneve më të veçanta në histori të streetballit kosovar, për shumë çka, ashtu si filloi edhe mbaroi. Fillimi u shty për një javë për shkak të motit të lig dhe me shi sikurse edhe superfinalja. Sidoqoftë, ja vlejti sepse superfinalja ishte ajkë mbi ëmbëlsirën streetballistike të Dardania Streetball Kosova 2013, edicionit historik sepse Streetball Kosova ® -Shoqata e Streetballit të Kosovës sivjet u pranua në FIBA 3x3 Basketball. Duke kaluar 1000 kilometra nëpër Kosovë , duke tubuar mbi 15.000 shikues që shikuan 279 ndeshje të 101 ekipeve , Streetball Kosova sivjet theu rekordin e ndeshjeve të zhvilluara dhe kohëzgjatjes së turneut. Kurrë më parë, nuk ishin zhvilluar kaq shumë duele dhe në fund, të shtunën më 13 Korrik, në Pejë, aty ku filloi edhe përfundoi. Për më shumë, ashtu si filloi edhe përfundoi: me ndeshje kualitative, rivalitet të madh dhe para se gjithash, korrekt kurse ajo që duhet veçuar posaçërisht ishte drama streetballistike e cila nuk mungoi sivjet as gjatë turneve kualifikuese nëpër qytete e qe besa as në Superfinale. Rrugëtimi i karvanit të streetballit kosovar i cili fillojë me 9 Qershor në Pejë, të shtunën me 13 Korrik, përfundoi aty ku edhe filloi. Pamje nga Superfinalja e Dardania Streetball Kosova 2013 Sivjet, atmosfera e krijuar dhe para se gjithash lojërat e treguara, ishin fantastike, të forta dhe atraktive me çka Dardania Streetball Kosova 2013, mund të konsiderohet si një nga edicionet më atraktive në histori të Kampionatit të Republikës së Kosovës në Streetball. Për gati një muaj rresht, karvani i Streetballit Kosovar ka kaluar mbi 1000 kilometra nëpër tërë vendin tonë, duke sjell atmosferë të bukur dhe shoqërim me muzik, diell dhe kënaqësi streetballi në 7 turnet kualifikuese të mbajtura në Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë duke tubuar mbi 15.000 shikues që përcollën garat e 101 skuadrave. Në fund, kampionët e 7 turneve kualifikuese nëpër qendrat kryesore të Kosovës, u tubuan në qendër të Pejës ku edicioni i 13-të i Kampionatit të Republikës së Kosovës në Streetball, Dardania Streetball Kosova 2013 e arriti kulmin. Skuadrat më të mira të streetballit kosovar u tubuan në zemër të Pejës dhe në një ambient fantastik të krijuar nga mbi 2.500 shikues shfaqën bukuri fantastike streetballistike, gara të forta dhe lojëra dramatike, në fund të cilave u shpall kampioni i ri i Kosovës në Streetball: skuadra Che Bar. Che Bar, fituesja e turneut të Prishtinës, e cila në përbërje kishte tre ish-basketbollist prishtinas, Fikret Shatrin, Ismet Feratin dhe Enver Dilin si dhe plejmejkerin supersonik , Fisnik Junikun është skuadra e cila fitoi titullin e kampionit të Kosovës në Streetball dhe atë në edicionin historik kur Streetball Kosova u pranua në familjen ndërkombëtare të basketbollit, në FIBA. Në finale, CHE BAR mposhti ekipin e shkëlqyeshëm BOB’S TURISTAT, fituesin e turneut të Prizrenit që në fakt ishte skuadër e cila përbëhej nga 3 streetballista pejan, Arti Hajdari, Roberto Laiq dhe Besnik Mujaj dhe mysafiri i tyre rumun, Bogdan Amarucai. Ishte kjo përballja e dytë e këtyre dy skuadrave në Superfinale ngase Bob’s Turistat dhe Che Bar ishin skuadrat që e hapën turneun Superfinal me ndeshjen e parë të grupit A. Për dallim nga ndeshja e parë, të cilën e kishte fituar skuadra Bob’s Tursitat me treshen e rumunit Bogdan Amarucai dhe atë në sekondën e fundit me sirenë, në duelin e dytë, fitorja dramatike i takoi Che Bar. Ishte kjo fitore më e rëndësishme sespes vendosi për titull. Interesant është të përmendet edhe fakti se e vetmja disfatë të cilën e pësoi ekipi BOB’S TURISTAT gjatë garave të Superfinales, ishte disfata në finale dhe atë me rezultat minimal 17:16, me koshin e pranuar në çastet e fundit. Ishte kjo finale me fund dramatik që ngriti adrenalinën në maksimum dhe publikun në ‘hava’. Fikret Shatri hero i finales 58 sekonda pa përfunduar dueli, pranë epërsisë së Che Bar prej 14:13, rumuni Amarucai me dyshe e kaloi ekipin e tij në epërsi prej 15:14 dhe më pas me shënim nga afërsia ngriti avantazhin në 16:14. Hero i finales pa dyshim se ishte ish lojtari i Sigal Prishtinës dhe për shumë vite ndihmës trajneri i kësaj skuadra e Fikret Shatri. Fillimisht, 12 sekonda pa përfunduar dueli, Fikreti lansoi dhe qëlloi nga distanca për dy pikë , duke e barazuar rezultatin në 16:16. Më pas, në sulmin e fundit të ekipit Bob’s Turistat, 6 sekonda pa përfunduar finalja, Fikreti bllokoi tentimin e rumunit Amarucai nën kosh kurse Enver Dili e kapi topin dhe shënoi pikët vendimtare për fitore me rezultat 17:16. Kështu, Che Bar fitoi shpërblimin që e dhuroi sivjet Shoqata e Streetballit të Kosovës “1000 copa t’buta” kurse nënkampionia e Kosovës në Streetball po ashtu nuk mbeti duarthatë. Streetballistat e Bob’s Turistave fituan shpërblimin ngushëllues prej 500 eurove. Shpërblimet për fituesin dhe nënkampionin e Dardania Streetball Kosova 2013, medaljet, kupat dhe çekat i kanë ndarë pronari i kompanisë së sigurimeve Dardania, Riza Lluka dhe kryetari i FBK-së, Fatmir Gashi. Riza Lluka dorëzoi çekun fitues për Che Bar Kryetari i FBK-së, F.Gashi i ndanë medaljet Gjithë së bashku: finalistët Che Bar dhe Bob’s Turistat me pronarin e KS Dardania, Riza Lluka (në mes) dhe kryetarin e FBK-së, Fatmir Gashi (anash) Kronologjia edicionit historik Pasi i kaloi afro 1.000 kilometra nëpër tërë vendin tonë , duke tubuar rreth 15.000 shikues që përcollën 279 ndeshjet e 101 skuadrave pjesëmarrëse të Dardania Streetball Kosova 2013, të shtunën me 13 korrik, karvani i Streetball Kosova arriti deri te etapa vendimtare: Superfinalja e Kampionatit të Republikës së Kosovës në Streetball për vitin 2013, edicionit të 13-të tradicional dhe historik për streetballin dhe basketbollin e Kosovës sepse është edicioni i parë i pranuar zyrtarisht nga FIBA, përkatësisht, FIBA 3x3 Basketball. Superfinaliste të Dardania Streetball Kosova 2013 ishin tetë skuadra, shtatë kampionet e turneve kualifikuese dhe nënkampionia e Gjakovës, qytetit i cili me 17 skuadra pjesëmarrëse kishte numrin rekord të ekipeve garuese. Fituesi i turneut në Pejë, skuadra me emrin TALIBANËT e udhëhequr nga Roland Beqiri. Në Prizren, sivjet kampione u shpall skuadra BOB’S TURISTAT e cila udhëhiqej nga streetballisti rumun , Amariuchi Bogdan - Bob, bankieri 38 vjeçar nga Bukureshti dhe 3 streetballista pejan. Në Gjakovë, triumfoi Driton Rraci me ekipin RDK kurse nënkampione u shpall skuadra DELL HOUSE e cila fal faktit që Gjakova me 17 ekipe pjesëmarrëse e mbanë rekordin në edicionin e sivjetmë, e ka garantuar një vend në superfinale. Në Gjilan edhe sivjet fitoi skuadra nga Përlepnica, PËRLEPNICA TRANS e udhëhequr nga veterani i streetballit gjilanas, Fazli Fazliu. T’ju kujtojmë se kjo skuadër në vitin 2009 ishte shpallur kampione e Kosovës në Streetball. Ferizajin sivjet në Superfinale do ta përfaqësojë ekipi me emrin MR.PANTINA, djelmoshat e të cilës skuadër marrin pjesë për herë të 6 rresht në garat e Kampionatit të Republikës së Kosovës në Streetball por për herë të parë arritën të fitojnë një turne kualifikues dhe kështu, do të marrin pjesë në Superfinalen e Dardania Streetball Kosova 2013. Në Mitrovicë, ishim dëshmitar të një edicioni shumë interesant dhe të përshkuar me rezultatet më befasuese në histori të kësaj gare, në qytetin buzë Ibrit. Ekipi SHOE ZONE në krye me basketbollistin e ri, Arian Tahirin ishte fitues në Mitrovicë. Është interesant të thuhet se, ishte ky debutimi i Arianit në streetballin kosovar dhe ai menjëherë fitoi turneun e Mitrovicës dhe u kualifikua në superfinale. Krejt në fund, kampione e Prishtinës u shpallë skuadra CHE BAR e përbërë nga ish basketbollistët Fikret Shatri, Ismet Ferati dhe Enver Dili, së bashku me plejmejkerin e Vëllaznimit vitin e kaluar, Fisnik Junikun. Gara Superfinalja sipas traditës filloi me hedhjen e shortit për ndeshjet çerekfinale. Të shtunën me 13 Korrik 2013, saktësisht në ora 13 e 13 minuta është hedhur shorti për superfinalen e edicionit të 13-të 8 skuadra u ndanë në dy grupe. Grupi A përbëhej nga A1 Che Bar (Prishtina) A2 Përlepnica Trans (Gjilani) A3 Talibanët (Pejë) A4 Bob’s Turistat (Prizrenit) B1 RDK (Gjakovë 1) B2 Dell House (Gjakovë 2) B3 Mr Pantina (Ferizaj) B4 Shoe Zone (Mitrovicë) Pas hedhjes së shortit për ndeshjet e grupeve çerekfinale, Superfinalja filloi me duelin e fortë ndërmjet dy skuadrave favorite për titullin e sivjetmë të Dardania Streetball Kosova 2013: Bob’s Turistat dhe Che Bar. Më vonë ndodhi që çifti i cili e ka hapur Superfinalen, Che Bar – Bob’s Turistat, të jetë i njëjti i cili edhe do ta mbyll atë. Të dyja skuadrat zhvilluan lojë shumë të fortë dhe fituesi u vendos në të qindtën e sekondës pasi që rumuni Bogdan Amarucai e shënoi një dyshe përtjet vijës 6,75 m dhe Bob’s Turistat triumfuan me rezultat 19:17. Pas këtij dueli, Turistat e Bobit fituan të gjitha ndeshjet në grup sikurse edhe ekipi Che bar i cili fillimisht e mposhti ekipin Talibanët të udhëhequr nga Roland Beqiri e pastaj edhe Përlepnica trans duke fituar të drejtën që të plasohet në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, në Grupin B punët u bënë lëmsh pasi që në xhiron e parë të këtij grupi Shoe Zone e mposhti RDK-n, në xhiron e dytë RDK-ja e fitoi duelin kundër Mr Pantinës dhe në xhiron e fundit, kampionët e Ferizajit e fituan përballjen me Shoe Zone. Kështu, në grupin B ndodhi që secili ekip e mposhti secilin dhe në fund, në bazë të fitoreve, koshaverazhit më të mirë dhe rezultateve të ndërsjella në gjysmëfinale kaluan RDK dhe Mister Pantina. Çiftet gjysmëfinaliste ishin Bob’s Tursitat – RDK dhe Mr Pantina Che Bar. Garat në ngulitje dhe gjuajtjet për tri pikë madhështuan Superfinalen Para ndeshjeve gjysmëfinale u zhvillua gara atraktive e gjuajtjeve për tri pikë. Kjo garë ishte e mbyllur dhe vetëm me ftesa. Organizatori kishte ftuar tre garues: 1. Gent Rudin, djaloshin i cili para 5 viteve kishte fituar garën e fundit, deri në këtë superfinale, të streetballit kosovar 2. Arta Mustafën, streetballisten nga Mitrovica e cila nga viti 2005, çdo herë merr pjes në streetballi kosova 3. Bogdan Amarucain – basketbollistin rumun i cili brenda 1 muaji ka ardhur 4 herë në Pejë, për t’u shoqëruar me streetball dhe shokët e tij të ri shqiptarë nga Kosova Në fund, garën e fitoi Arta Mustafa duke hyrë në histori si fituesja e parë e “gjuajtje për tri pikë” prej se streetballi kosovar është pranuar zyrtarisht nga FIBA. Pas garës së gjuajtjeve për tri pikë u zhvilluan gjysmëfinalet e Dardania Streetball Kosova 2013. Të parët e grupit A, Bob’s Turistat u ndeshën me të dytit e grupit B, ekipin RDK. Ndeshja ishte e fortë dhe e balancuar por Bob’s Turistat duke i falenderuar koncentrimit më të mirë në finish dhe treshes së rumunit Amarucai fitoi me 12:9 dhe u bë superfinalisti i parë i cili do të garonte për titullin e kampionit të Republikës së Kosovës në Streetball në edicionin historik, edicionin e parë i cili është pranuar zyrtarisht nga FIBA 3x3 Baskaetball. Ndërkohë, gjysmëfinalja e dytë ishte shumë më dramatike dhe e fortë. Djelmoshat shtatëlartë të ekipit Mr.Pantina filluan më mirë dhe krijuan epërsi por ajo shumë shpejtë u anulua. Në çastet vendimtare , Che Bar luajti qetë dhe në mënyrë racionale shpenzoi topat dhe kjo rezultoi me fitore, me rezultat 13:11. Pra, Bob’s Turistat dhe Che Bar, dy ekipet që e hapën turneun Superfinal në Pejë ishin dy skuadrat të cilat edhe do ta mbyllin ngjarjen më të rëndësishme sportive- kulturore- zbavitëse e cila shënon hapjen e stinës së verës në vendin tonë. Para finales së madhe, shikuesit në qendër të Pejës ishin dëshmitar të edhe një shou streetballi: garave për ngulitjen më atraktive. Edhe kjo garë ishte organizuar për shou dhe zbavitje të publikut dhe është bërë me ftesa speciale nga organizatori i cili kishte ftuar dy ‘fluturesit’ që do t’i sprovojnë aftësitë e tyre akrobatike. Me fluturimet dhe ngulitjet e tyre, Safet Vallqi nga Mitrovica dhe Hysni Morina nga Gjakova ngritën publikun në këmbë, kurse për një nuancë më i mirë ishte Safeti. Safet Vallqi – Skyëalker Dhe... pas kësaj kënaqësie, koha ishte që rreth 2.500 shikues të shpërblehen me finalen e cila do ta përmbyllte një edicion jashtëzakonisht të suksesshëm të streetbollit kosovar. Finalja ndërmjet Che Bar dhe Bob’s Turistat ishte e fortë dhe me rivalitet të madh. Fillim e mbarim, rezultati ishte i niveluar. Për më tepër, skuadrat barazuan shifrat hiç më pak se 10 herë gjatë kësaj ndeshjeje. Barazimi i fundit dhe më i rëndësishmi erdhi nga Fikret Shatri, me treshe në sekondat e fundit të duelit për 16:16. Ndërkohë, Fikreti e bëri edhe një bllokad dhe topin e dëbuar e kapi Enver Dili i cili shënoi për fitore me rezultat 17:16. Në përmbyllje, duhet thënë se ky edicion ishte një nga edicionet më të bukura dhe më atraktive deri tash. Për një muaj rresht, karvani i Shoqatës së Streetballit të Kosovës ka kaluar mbi 1000 kilometra në tërë vendin tonë dhe ishte i përcjellur nga mbi 15.000 shikues të cilët përcollën 279 ndeshje të 101 skuadrave të streetbollit në 7 turne kualifikuese në Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë e Prishtinë dhe në fund në Superfinalen e 13 Qershorit në Pejë . Me këtë rast, Shoqata e Streetballit e Kosovës anëtera e Federatës së Basketbollit të Kosovës, i falënderohet të gjithë shikuesve, lojtarëve, referëve, ekipit organizativ të Dardania Streetball Kosova 2013, institucioneve të Kosovës, atyre lokale dhe qëndrore, si dhe gjithë sponsorëve të sivjetmë, për mbështjetjen e dhënë që ky të jetë edicion atraktiv i Streetballit Kosovar. Edhe sivjet Shoqata e Streetballit të Kosovës arriti të tuboi shumë të rinj dhe të reja anembanë Kosovës , për të përhapur shpirtin e shoqërimit me muzikë, diell dhe kënaqësi streetbolli. Shihemi përsëri te veni...vitin e ardhshëm me , çka tjetër veç se Streetball Kosova Edhe sivjet, Streetball Kosova përgatiti zbavitje maksimale me “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi” dhe atë duke i falënderuar përkrahjes së madhe të Sponsor gjeneral Kompania e Sigurimeve Dardania Sponsor medial RTV 21 Sponsor në gazeta Zëri Sponsor institucional Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosovës Ambasada Norvegjeze Asociacioni i Komunave të Kosovës Komuna e Prishtinës Federata e Basketbollit e Kosovës Sponsor të artë Raiffeisen Bank Fashion Netëork Industries (FNË) Sponsorë tjerë Forma, Megasporti, Prografi, Hoteli Victory, Kompania e sigurimit fizik – SEES dhe Papilloni
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 01:54:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015