DASHURIA DHE NOSTALGJIA E FATOS LUBONJËS PËR JUGOSLLAVINË - TopicsExpress



          

DASHURIA DHE NOSTALGJIA E FATOS LUBONJËS PËR JUGOSLLAVINË TITISTE... BAROMETRI DIPLOMATIK Prof.Dr.Mehdi HYSENI DASHURIA DHE NOSTALGJIA E FATOS LUBONJËS PËR JUGOSLLAVINË TITISTE, NUK JANË SIMETRIKE ME SHQIPTARIZMIN DHE ME ANTIKOLONIALIZMIN E SHQIPTARËVE TË KOSOVËS! *** Fatos Lubonja: “Shqiptarët e Kosovës për një farë periudhe kohe ndjeheshin më shumë jugosllavë sesa shqiptarë,” thotë Lubonja.”( albanianeconomy/news/2009/10/21/political-developments-spark-kosovo-identity-debate/). *** I pari është Fatos Lubonja, që shpif shqiptarët e Kosovës si “më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”!? – Mirëpo, unë nuk kam pasur rastin të lexoj se, dikush nga Kosova e ka përgënjeshtruar një floskulë të tillë politko-propagandistike të Fatos Lubonjës, të adresuar në shpërfytyrimin e shqiptarizmës së shqiptarëve të Kosovës!!! *** Sikur shqiptarët e Kosovës, të kishin qenë “më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, sigurisht se sot, nuk do të kishte pasur as Kosovë e as Shqipëri, por vetëm Serbi, Jugosllavi dhe Rusi! -Motivin dhe shtytjen e një konstatimi të tillë negativ apolitik dhe antishqiptar, vetëm djajët jugosllavë titoistë, ose njerëzit e pacipë dhe pa identtit, ndoshta, mund ta kishin dijtur, askush tjetër. Mirëpo, habit fakti i heshtjes, askush nuk ia ka përplasur në fytyrë Fatos Lubonjës përgjigjen e vërtetë se, shqiptarët e Kosovës, nuk ishin “ më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, por ishin viktima dhe robër të tiranisë kolonialiste serbo-jugosllave(1945-1999). Kjo është e vërteta e dhimbshme dhe tragjike për shqiptarët e Kosovës, jo shpifja e turpshme e Fatos Lubonjës se kinëse “në një kohë të caktuar, shqiptarët e Kosovës kanë qenë më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”. Këtë konstatim amoral, diletant dhe antishqiptar, nuk do kishte hangër as qeni i Titos, as i Rankoviqit, regjimi i egër komunist serbo-jugosllav i të cilëve, i pat shtypur me hekur dhe me strall shqiptarët e Kosovës, vetëm pse nuk pranuan e as nuk u bindën kurrë se “janë jugosllavë” apo “më shumë jugosllavë”, siç i ka shpifur simpatizuesi i tyre, Fatos Lubonja, dikur i burgosur politik, me gjasë, ashtu siç është përfolur në masmediat shqiptare, i gjykuar si “agjent sovjetik dhe jugosllav”, kurse sot, në sistemin kapitalist demokratik, analist politik i pavarur, por destruktiv, shtrembërues i keq dhe i njëanshëm skajshmërisht, kur është fjala për pohimin dhe ndriçimin e së vërtetës së shqiptarëve të kolonizuar nën Serbojugosllavi (1945-1999). Vetëm njerëzit e pa identitet, mund t’iu qepin një të pavërtetë të tillë lubonijane shqiptarëve të Kosovës, askush tjetër. Kësi farë konstatimi injorant, absurd, primitiv, vetëmohues dhe anticivilizues, nuk kam pasur rast ta dëgjoja e as të lexoja qoftë nga jugosllavët, qoftë nga serbomëdhenjtë e regjimeve serbo-jugosllave. Pra, me gjithë averisonin, urrjetjen dhe armiqësinë më se gjysmë shekullore të serbojugosllavëve ndaj shqiptarëve, një akuzë të këtillë të rreme, perfide, shpifëse dhe antikombëtare, të trilluar dhe konstruktuar nga Fatos Lubonja, nuk mund ta gjesh të shkruar dhe të përfolur as në shkencën, as në publicistikën, as në propagandën, as në diplomacinë e as në politikën kakofonike dhe simfonike të shtetit dhe të kishës serbe(1844-2011). Mirëpo, që në fillim, duhet thënë se kjo akuzë e tij e paskrupull antishqiptare, është një e pavërtetë e pajusitifkueshme ngaqë shqiptarët e Kosovës, jo vetëm gjatë sundimit komunist të Jugosllavisë së Titos, por edhe shumë më herët, që nga viti 1878 (Lidhja e Shqiptare e Prizrenit) dhe nga viti 1912, kur Serbia me gjenocid e pushtoi dhe e kolonizoi Kosovën dhe territoret e tjera indigjene të Shqipërisë, asnjëherë, nuk kanë dëshmuar serbizimin dhe jugusllavizimin e tyre. Përkundrazi, i kanë luftuar këto dy fenomene tragjike për shqiptarët e kolonizuar dhe për Shqipërinë Etnike, pikësëpari, duke ruajtur të paprekur identitetin e tyre kombëtar shqiptar (historinë, flamurin, pragun e shtëpisë, gjuhën, traditën, zakonet, kulturën etj.). -Nuk ishim as jugosllavë, as “mbijugosllavë”, por vetëm shqiptarë me ndjenja të çiltra kombëtare dhe atdhetare shqiptare të Skënderbeut, të Vaso Pashë Shkodranit, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit, të Azem Bejtës, të Isa Boletinit, të heronjëve të Kosovës, Adem Demaçi dhe Adem Jashari...etj. Sikur shqiptarët e Kosovës, të kishin qenë “më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, ashtu sikurse ka pohuar verbërazi, Fatos Lubonja, sigurisht se edhe burgjet dhe kazamatet serbo-jugosllave, do të kishin falimentuar ngaqë jetëgjatësia dhe funksionimi i tyre varej kryesisht nga të burgosurit politikë shqiptarë me në krye heroin e Kosovës, Adem Demaçi, i cili, jo më pak se 30 vjet vuajti nëpër qelitë e tyre, vetëm pse ishte shqiptar dhe, pse kërkonte liri, drejtësi, pavarësi dhe bashkim të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike me Shqipërinë. Shqiptarët nën Jugosllavi, nuk ishin as jugosllavë, as serbë, as maqedonë, as malazezë, por shqiptarë, të cilët jo vetëm se nuk e donin, por e urrenin dhe e luftonin Jugosllavinë, për shkak të mohimit të lirive dhe të së drejtës së vetëvendosjes së tyre, të pabarazisë dhe të shfrytzimit të tyre mbi bazën kolonialiste dhe hegjemoniste, sepse kishin vetëdijen e larë njerëzore dhe kombëtare, se ata i përkisnin KOMBIT, TERRITORIT dhe shtetit të Shqipërisë së Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, jo Jugosllavisë e as konglomeratit jugosllav(serb, malazezë, maqedonë, apo diç tjetër). Jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por edhe për të gjithë shqiptarët e Iliridës, të Malësisë së Madhe dhe të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë), Shqipëria ishte parajsa e tyre! Shqipëria ishte Amerika e tyre e premtuar, jo Jugosllavia e as Rusia!!! Kjo ishte fitorja e tyre më e madhe historike dhe kombëtare, sepse armiku serbo-jugosllav, kurrë nuk ia arriti, që t’i asimilojë as shqiptarët e Kosovës, as të Anamoravës, as të Iliridës e as të Malësisë së Madhe. Ky realitet i pamohueshëm dhe, kjo atdhetashuri e devotshme e shqiptarëve të trevave të kolonizuara të Shqipërisë, është argumenti më i qëndrueshëm se ata nuk ishin “më shumë jugosllavë”, por ishin heronj dhe patriotë të vërtetë, që edhe nën regjimin e egër komunist të Jugosllavisë së Titos, luftuan pareshtur më se gjysmë shekulli, duke kërkuar që të shkëputeshin nga Jugosllavia dhe, t’i bashkoheshin Shqipërisë. Nëdr të tjera këtë e provojnë edhe demonstratat studentore dhe gjithëpopullore shqiptare në Kosovë, më 1968 dhe më 1981, kur ia trandën themelet e Jugosllavisë, duke kërkuar liri, pavarësi, shtet shqiptar dhe ribashkim me Nënën Shqipëri! Ky ishte heroizmi dhe ndjenja e lartë kombëtare, patriotike dhe atdhetare e shqiptarëve të Kosovës, të Iliridës, të Malit të Zi dhe të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Të gjithë lufotnin dhe, e duanin bashkërisht Nënën Shqipëri, jo “jugosllavizmin” dhe “mbijugosllavizmin” e shpifur dhe të atribuar të Fatos Lubonjës!!! Këtë të vërtetë të pakundërshtueshme, e provojnë edhe tre luftrat e fundit të UÇK-së në Kosovë, të UÇK-së në Maqedoni dhe të UÇPBM-së në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë (1989-2003). Mirëpo, fatkeqësisht të trija këto luftra për çlirimin, për shkolonizimin dhe për ribashkimin kombëtar dhe me Shqipërinë, nuk u kurorëzuan me sukses, sepse regjimet (PDK dhe PS) të shtetit të brishtë të Fatos Lubonjës, falimentuan në ndihmën e tyre, që sipas Kushtetutës në fuqi të vitit 1998 (lexo: preambulën dhe nenin 8), t’i merrnin nën mbrojtjen e orgnaizuar ushtarake shtetërore, pikërisht për shkak të faktit se regjimet e lubonjave ndjeheshin më shumë europianë sesa shqiptarë të Shqipërisë etnike. Fatkeqësisht, kjo është edhe arsyeja politike, pse Shqipëria demokratiko-socialiste (1990-1999) Kosovën e la në “mëshirën” e zjarrit dhe të flakës së gjenocidit të regjimit pushtues kolonialist dhe fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Shqiptarët e Kosovës ishin dhe janë shqiptarë patriotë të vërtetë, që e kanë mbrojtur dhe, edhe sot, e mbrojnë jo vetëm Kosovën, por edhe mbarë Shqipërinë etnike! Pra, “çika” Lubonja, nuk është e vërtetë se “shqiptarët e Kosovës ishin më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, ashtu siç ke gënjyer “për qiell, jo për tokë”, si thotë një fjalë popullore, por pikërisht pse shqiptarët e Kosovës ishin shqiptarë, jo jugosllavë, Serbia fashiste, gjenocidale dhe kolonialiste e Slobodan Milosheviqit, i dogji, i masakaroi, i dëboi mbi një milion shqiptarë nga Kosova në shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni, Turqi) dhe në shtetet e Evropës, në Amerikë, në Australi etj., si dhe Kosovën shqiptare, e shndërroi në varreza masive, duke vrarë dhe ekzekutuar mbi 20.000 mijë shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë(1989-1999). Ndryshe, po të kishin qenë “jugosllavë”, apo “më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, ashtu siç është shprehur paturpësisht, Fatos Lubonja, shqiptarët e Kosovës, pa dyshim se, do t’i kishin shpëtuar terrorit gjencid dhe agresionit pushtues të Serbisë militariste, policore dhe paramilitare (1989-1999). Shumë thjesht, po të kishin qenë shqiptarët e Kosovës, “më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, sigurisht se sot, nuk do të kishte as Kosovë e as Shqipëri, por vetëm Serbi, Jugosllavi dhe Rusi! Këtë të vërtetë të pamohueshme, duhet të mbajnë parasysh fatos lubonjat e djeshëm dhe të sotshëm, që po dëshmohen si ideologë dhe mbështetës të tezave dhe të ideve serbo-jugosllave, duke i quajtur paturpësisht shqiptarët e Kosovës si “më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”. Sikur shqiptarët e Kosovës të “ndjeheshin më shumë jugosllavë sesa shqiptarë” (ashtu siç është shprehur me paturpësi Fatos Lubonja, Jugosllavia e as Serbia nuk do t’i kishin pasur asnjë arsye, që t’i vrisnin, t’i burgosnin, t’i shpërngulnin me qindra, mijëra e milionë, t’i konvertonin me dhunë, të kryenin disa gjenocide ndaj tyre, duke shndërruar Kosovën në varreza masive, sikurse në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999). Gjithashtu, sikur shqiptarët e Kosovës “të ndjeheshim më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, logjika normale e thotë se shqiptarët e Kosovës, nuk do të kishin qenë të abuzuar, të shfrytëzuar, të shtypur, të terrorizuar dhe të diskriminuar nga regjimet e ndryshme serbo-jugosllavive, por do t’i kishin pasur të të gjitha privilegjet, liritë dhe të drejtat e barbarta me kombet e tjera të Jugosllavisë. Sikur shqiptarët e Kosovës të kishin qenë “më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, mirëfilli Kosova do të kishte qenë një nga republikat më të zhvilluara dhe më të përparuara në Jugosllavi, e jo një krahinë më e pazhvilluar dhe më e prapambetur me status vasal politik, juridik dhe ekonomik nën Jugosllavi dhe nën Serbi(1945-1999). Sikur shqiptarët e Kosovës, do të “ndjeheshin më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”, mirëfilli, deri tani (në saje të martesave të përziera dhe të privilegjeve të tjera politike, ekonomike dhe pushtetore etj.), do të ishin asimiluar, ashtu sikurse boshnjakët në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithashtu, është nonsens logjik, politik dhe kombëtar, kur Fatos Lubonja shqiptarët e Kosovës i cilëson si “ minoritet në kombfomim”!? Tezë kjo falsifikatore dhe e paqëndrueshme, që përputhet me tezën e “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut dhe të mbështetësve të tij në Kosovë dhe në Shqipëri.Mirëpo, ky koncept është vetëm fall politiko-propagandistik me përmbajtje tregtare dhe komericaliste, që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën faktike, doktrinare shkencore, sepse asnjë popull në botë, nuk mund t’i ketë dy kombe, por vetëm një. Së këndejmi, as populli shqiptar në Ballkan nuk mund të ketë dy kombe, por vetëm një, atë që ka-kombin shqiptar. Ndërkaq, mund t’i ketë dy a më shumë shtete, siç është rasti me kombin koren etj. Të gjithë shqiptarët sikurse Fatos Lubonja, duhet të jenë të vetëdijshëm se, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre, që ta baltojnë dhe ta shpërfytyrojnë identitetin kombëtar të shqiptarëve as në Kosovë e as në trevat e tjera të Shqipërisë Etnike. Së fundi, të gjithë lubonjat, nuk duhet të harrojnë faktin se, qe më se 100 vjet, shqiptarët e Kosovës janë ata që ia kanë mbrojtur shpinën Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Serbia dhe nga Jugosllavia! Kjo është e vërteta, jo konstatimi i rremë politko-propagandistik i Fatos Lubonjës, se kinëse “ shqiptarët e Kosovës ndjeheshin më shumë jugosllavë sesa shqiptarë”!!!???
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 16:26:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015