DASMA DHE VDEKJA JANË PJESË E JETËS Të dyja këto ngjarje - TopicsExpress



          

DASMA DHE VDEKJA JANË PJESË E JETËS Të dyja këto ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e njeriut po që kanë konotacione të kundërta. Në dasmë (martesë) gjithë pjesëmarrësit janë buzagaz,dëfrehen dhe argëtohen deri në kulm të kënaqësisë.Këtu besa edhe bëhen shpenzime të mëdha të panevojshme,duke mos iu përmbajtur vijes tradicionale.Gjymushi është zbehur qysh se janë përzier gjithëku të dy gjinitë.Shokët dhe miqësia nuk gëzojnë autoritetin e të qenit të rrespektuar.Grumbullohen,ulluk suxhuk,famila e dhëndrrit dhe e nusës,ku e kalojnë natën nën tingujt e një valleje të njëtrajtëshme dhe të ripërsëritur gjatë tërë ndejës në dasmë.Në anën tjetër ata që bëjnë dasmë në qytet,për dy javë,ua dhunojnë qetësinë banorëve,me muzikë tallava që ,të përkthyer e të përshtatur nga turqishtja,sërbishtja e magjupishtja,që në gjuhën tonë as nuk bie këngë,as sharje,as vajtim,vetëm shurdhim të veshëve dhe ngritje e tensionit nervor,që është droe se nga ajo zjurmë,pa elemente të ritmit muzikor,pa tekst kënge,pa përzgjedhen e valleve dinamike;të pësojnë çmendi edhe minjtë.Njerëzit nga inati i tjetrit dhe pa takat financiar zhytenn në kredi e borxhe tjera,që ende pa filluar pagimin e kisteve mujore,nusja me dhëndërrin kanë shkuar në det,po ndodh që në shtëpi të kthehet vetëm dhëndërri.Kurse shtëpia mbet pa nuse dhe me borxhe deri në fyt.Ky është një imitim i sevdahut turk që ne nuk na përshtatet,si dhe synetia që ka marrë përmasat e dasmës pa nuse dhe me dhëndërrin fëmijë që lëngon në shtrat,kurse në oborr dhe në rrugë pëlset muzika e merr hov vallja me brohoritjet e shpeshta:Jasha-jasha,ndërsa unë do thoja:kështu sytë mos ua pasha!Një hallakamë,pa indin e argëtimit dhe me harxhime të shumta,vetëm për prerjen e shaputkës,por që shpenzime i mbulojnë;familja e djalit bashkë me vizitorët.Te ne që nuk funksionon shteti,anomalitë po shtohen dita ditës dhe atë duke u infektuar nga snobizmi i tepruar.Dhe,nëse vazhdohet me këto avaze të mbrapshta,traditat tona nuk mund të ruhen as në arkën e pajës,kurse gjuha shqipe po pëson metamorfozë,në kuptimin negativ.Cështja kombëtare dhe çështja fetare kanë marrë keq rrokullisjendhe,si duket do të përfundojnë në humnerë,bashkë me mjeranët që kanë humbur cilësitë njerëzore! DASMA DHE VDEKJA Pa fije dyshimi kanë karakteristikat e veçanta,du dasma,me doket zakonore,shënon kulmin e argëtimit dhe të gëzimit,kurse vdekja me ritet e varrosjes,me përgaditjen dhe me përcjelljen e kufomës,shenon kulmin e aktit të mërzisë e të pikëllimit.Edhe këtu qenë përvijuar disa adete jo shqiptare që u vinte era fikë,presnjaki,nënçmim i vetvetës dhe nënçmim i të ndjerit,ku mëkati dhe turpi derdhën mbi të gjallët.A bëhet nderë duke i pritur të pamet nëpër podrume,nëpër garazha të automjeteve apo edhe nëpër shtëpia të shkreta?!Që ngushlluesit nuk shërbehen me asgjë: ujë,kafe,ndoj ëmbëlsirë të terur,si çokollata,napolitanka etj.Por,edhe njerëzit,në krye me klerikët dhe haxhinjtë,shkojnë në të pame,sa për ta mbytur kohën dhe nuk bën kush llaf për t`ua daravitur mërzinë,por vetëm i lodhin të ngushëlluarit ,të cilëve ua prishin edhe rendin e shujteve ditore.Për ngushëllim duhet të shkojnë ata që e kanë njohur të ndjerin apo familjen e tij dhe nëse ka ndonjë të llafit,rrinë pa më gjatë që me bisedë i largojnë,për një moment nga pikëllimi dhe nga hataja e vdekjes.Kur jemi këtu,më duhet ta ceku që ndodh të shkojnë për ngushëllime e nuk e dijë as gjinin as emrin e të vdekurit.Si që na e ilustron anekdota: ISHTE E VJETËR, E V ETËR PO MË KA LANË KEQ Njeni del me shetit me një bicikëll të hallakatur dhe të vjetër.Kur sheh para dyerëve karrikën me peshkir dhe mbi të një lule,afrohet te gjinja që prisnin në rradhë dhe ata e drejtojnë në konakun e pritjes.Bicikllën e mbështeti për gardhi dhe nuk vonoj shumë,u shprehu ngushëllime e duel.Por,tash nuk po e sheh bicikllën,prandaj nisën t`i rrjedhin lotët.Njeni që e hetoj i tha:-Mos qaj e burrë se e vjetër asht kanë!-E vjetër po më ka lanë muhasere se i hipsha kanjiherë.Këta e muerën për jaran të plakës e ta shtrinë dru.I shkreti u bam e dy të zeza!Edhe hangër dajak edhe e humbi bicikllën. Nëse bëhen përgaditje,nderimet me vend e me rrespekt,atëherë edhe vdekja ka hijeshinë e vet. Më 10.9.2013 e varrosëm në Gjilan haxhi Fehmi Jakupin. Gjithëçka ishte në rregull.Si pritja,si përcjellja,si shërbimi me bukë,ujë kafe,po edhe me fruta.Kufomën e pritëm në ora 8.3o në rresht dhe me dorë në zemër,duke e përshëndetur njeriun që më nuk flet.Dy shtëpitë,ajo e të ndjerit,ku rrinin granimi dhe ajo e të vëllait, Bekteshit dhe në të dy vendet njerëzit priteshin me shumë rrespekt në ddomat e pritje dha ato të mobiluara.Shujtat ushqimore i porositnin në gjelltore dhe aty vinin të gatshme dhe posa kryhej shujta,i merrnin enët mbrapa dhe nuk e munduan askend,por i nderuan të gjithë,duke dhënë shembull të mirë për krejt qytetin sesi rrespektohet prindi,si pritën të pamet,zatën kjo familje është e njohur për odë e për mikpritje.Këtu lavdi u shkon fëmijëve të fehmiut:Zejnullahut,Avdushit ,Selverit dhe Lumnijes si dhe nipave e mbesave të tij( fëmijëve të Bekteshit):Imrushit,Demushit Resmisë,Bukurisë dhe Arbenitës.Po ashtu një falënderim meritojnë e gjithë familja e gjërë Jakupi.Banorët gjilanas duhet të përfitojnë nga ky shembull i dinjitetit të sinqertë njerëzor dhe ta pasojnë me ndershmëri,si vlerë e çmuar kombëtare.Ndërsa haxhi Fehmi Jakupi,si njeri i dinjitetshëm le të prehet në i qetë në parajsë dhe leta mbajë krenaria për pasardhësit që ka lënë prapa,të cilët,pa hiç medyshje posedojnë të gjitha virtytet e njeriut të ndershëm,e njeriut që edhe në varr ia rrisin autoritetin prindit,ndonëse edhe ai vetë nuk ishte pa të! Lavdi për të gjithë ata që patën mundësi m eia ba ndrimet e fundit haxhi Fehmi Jakupit! Le të përforcohet e le të vazhdohet kjo traditë për rrespektimin dinitoz ndaj prindit!
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 19:46:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015