DASMA KUKSIANE (TRADITAT) Dita e Dajes , ja pse daja i kerkon lek - TopicsExpress



          

DASMA KUKSIANE (TRADITAT) Dita e Dajes , ja pse daja i kerkon lek dhendrrit para se ti mar mbesen Daja sipas traditës, ka të drejtë të kërkojë një shpërblim nga përgjegjësi i krushqve të dhëndrit. Më parë i liheshin 2 napolona. Kjo justifikohej, pasi daja quhej si pushkë, pra mbronte fëmijët dhe nderin e tyre, e meqenëse ka marrë këtë sipërmarrje të rëndë, i takon ky shpërblim. Nëse krushqit nuk i përgjigjen shumës së kërkuar, këtu ndizet biseda: ose për t”i dhënë dajës lekët që kërkon ose nusen nuk e hipin në kalë(makine). Nëse aty nuk kuptohen krushqit, taksa shtohet. Nga dy napoleona bëhet katër. Kjo tani është “zbutur” paksa, por prapë daja thirret i veçantë, pasi rregullohen miqtë dhe ajo ditë quhet dita e dajës. Si përfundim krushqit detyrohen ta paguajnë Dajen
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 08:15:59 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015